TRADHTIA E PARASHIKUAR NGA SHENJAT E ZODIAKUT. TË FLASËSH PËR TRADHTINË TANI ËSHTË E ZAKONSHME. NE SHPESH FLASIM PËR KËTË DUKE VËNË VETEN NË KËPUCË TË ATYRE QË TRADHTOJNË PARTNERIN E TYRE OSE QË TRADHTOHEN.
Nga ana tjetër nuk duhet të harrohet roli i të dashuruarit, i cili mbetet i përfshirë në një marrëdhënie “klandestine” në të cilën është thjesht si një palë e tretë. Horoskopi na zbulon sesi 12 shenjat e zodiakut e karakterizojnë këtë rol. Yjet na japin kontributin e tyre të çmuar për të mësuar më shumë për veten dhe dashamirët tanë!
Dashi – Ajo si e dashur – Nuk ju pëlqen gënjeshtra dhe kur përballeni me një pasion që ju ka përfshirë, e keni të vështirë të tërhiqeni. Si një dashnor ju jeni i pakontrollueshëm dhe zakonisht marrëdhëniet tuaja “klandestine” zgjasin për aq kohë sa ka zjarr nën kashtë.
Ai si i dashur– Kur bini në dashuri me një grua nuk ju intereson nëse ajo është e zënë apo jo: ju jeni gati për të luftuar vetëm për ta pushtuar atë. Për një kohë të shkurtër ju mund të pranoni një dashuri klandestine, më pas kërkoni ta formalizoni raportin.
Demi – Ajo si e dashur – Roli i të dashuruarit nuk ju përshtatet absolutisht. Ju jeni posesiv dhe nuk jeni të gatshëm për të ndarë gjërat me dikë. Megjithatë një tërheqje e fortë fizike mund t’ju shtyjë ta luani këtë rol me vuajtje.
Ai si i dashur – Jeni një ndër dashnorët më të pasionuar sidomos pas tërheqjes trupore por përpiqeni ta shmangni këtë pozicion. Pjesën më të madhe të kohës për të qenë dashnor i një gruaje, ju keni tradhtuar një tjetër.
Binjakët – Ajo si e dashur – Për ty dashuria është gjithmonë një lojë dhe ju pëlqen të ngacmoni burra të zënë, edhe pjesën më të madhe të rasteve nuk arrini asgjë konkrete. Është e vështirë t’ju kontrollojnë dhe të tallen me ju, edhe pse ju asnjëherë nuk i mbani premtimet.
Ai si i dashur – Është një argëtim për ju të bëni një grua të lidhur të bjerë në dashuri. Marrëdhëniet klandestinë ju intrigojnë dhe ju nxisin në të shumtën e rasteve jeni ju që i kërkoni ato. E vërteta është se ju përpiqeni të shpëtoni nga dashuria!
Gaforrja – Ajo si e dashur – Për ju është e vështirë të dalloni dashurinë nga seksi, prandaj ju gjithmonë bini në dashuri me njeriun që e keni thjesht dashnor. Jeni shumë i dobët përballë emocioneve tuaja
Ai si i dashur – Si një dashnor ju duhet më shumë vëmendje pasi nuk është një rol që ju përshtatet. Ju bëheni posesiv dhe i kërkoni asaj të lejë partnerin dhe të rrijë me ju.
Luani – Ajo si e dashur – Ty nuk të pëlqen të jesh i dyti në listë. Ju jeni një dashnor tipik I çmendur, dhe dhe doni të dini gjithçka për të dashurën tuaj, duke bërë zbulime. Në dashuri për ju gjithçka është e lejuar edhe duke vjedhur dashurinë e të tjerëve.
Ai si i dashur – Ju pëlqen të mendoni se një grua e zënë dëshiron çmenduri vetëm për të qëndruar në krahët tuaja qoftë edhe vetëm për një natë. E vetëm për një mbrëmje jeni I gatshëm të jeni dashnor, pasi realiteti shpesh e fik pasionin tënd.
Virgjëresha – Ajo si e dashur – Jeni një grua diskrete dhe shumë njerëz mund të kenë fat të kenë një dashnore si ju: engjëll në dukje dhe djall brenda. Lidhjet e fshehta asnjëherë nuk i plotësojnë nevojat tuaja emocionale.
Ai si i dashur – Nuk ju pëlqen të jeni intim me një grua që çdo ditë ndan shtratin me një burrë tjetër. Përpiqeni ta shihni situatën ndryshe duke vendosur rregullat e tua.
Peshorja – Ajo si e dashur – Është e vështirë për ju të bëheni dashnore e dikujt, dhe nëse e bëni duhet të keni një motiv të fortë. Ju mund të qëndroni më mirë se çdo grua tjetër në një lidhje të tillë.
Ai si i dashur – Roli i të dashuruarit nuk është për ju, pasi gjithnjë përpiqeni të keni disa alternativa të tjera dhe nuk mund t’ia lejoni vetes të jeni ekskluzivisht vetëm për ata që ju konsiderojnë si një alternativë të dytë. Ju jeni dashnor tipik i të cilit një grua bie çmendur në dashuri, duke tronditur jetën e saj.
Akrepi – Ajo si e dashur – Ju duket një dashnor i përsosur, misterioz, i pasionuar dhe tepër seksi. Pasi përfshiheni emocionalisht ju bëheni kërkuese dhe xheloze, e gjeni veten duke e kërcënuar atë apo duke I kërkuar që të bëjë gjithçka ju dëshironi.
Ai si i dashur – Çdo gjë që është e paligjshme ju tërheq dhe ju tërheq. Sidoqoftë, edhe kur luani rolin e të dashuruarit, tentoni të ndërtoni marrëdhënie të pasionuara dhe intensive. Nëse dashnorja juaj nuk zgjedh të jetë vetëm me ju, hakmarrja është e sigurt.
Shigjetari – Ajo si e dashur – Je një grua e pasionuar që nuk heq dorë nga kënaqësitë e jetës. Nga një udhëtim në tjetrin mund të luash rolin e të dashuruarës me një lehtësi të madhe. Ju kërkoni qartësi dhe ndershmëri ekstreme nga ana e atij që ndan pasionin me ju.
Ai si i dashur – Të jesh një dashnor mund të jetë kënaqësi për ty, dhe tërhiqeni më shumë kur gruaja me të cilën po flirtoni nis të jetë e tërhequr nga kjo situatë. Në fakt, ju pëlqen ideja për të jetuar një aventurë dërrmuese dhe të paidentifikuar, me pasion dhe pa kujdes!
Bricjapi – Ajo si e dashur – Mund të duket absurd por ju e shihni gjithnjë partnerin në një lidhje të tillë sit ë dashur. Kjo ndodh pasi në situate klandestine nuk nuk keni frikë nga emocionet dhe mendoni se I keni në kontroll. Mund të bëheni lehtë dashnorja e shefit tuaj.
Ai si i dashur – Në dashuri ju pëlqen të keni kontrollin e situatës dhe në rolin e dashuruar ju do të humbisni këtë mundësi. Kjo është arsyeja pse ju përpiqeni të mos përfshiheni në situata shumë të paqarta. Këto situata ju i shmangni pasi ju stresojnë.
Ujori – Ajo si e dashur – Mungesa juaj e qartësisë në përcaktimin e një lidhjeje ka të ngjarë të të bëjë që të luani rolin e të dashuruarës Si një dashnore ju jeni e paqëndrueshme dhe nuk jeni absolutisht e gatshme të bëni premtime në këmbim të një historie klandestine.
Ai si i dashur – Për dikë që nuk dëshiron lidhje si ti, një histori klandestine mund të jetë zgjidhja ideale sepse ju lë të lirë, nuk ju lidh dhe nuk ju angazhon. Por nëse e kuptoni se i dashuri juaj do diçka më shumë nga ju, zhduket dhe ikni!
Peshqit – Ajo si e dashur – Kur e dini që një njeri është i zënë, është e kotë të bërtisni apo të shqetësoheni pse ai e kalon kohën me gruan apo familjen e tij. Në një marrëdhënie klandestine ju gjithnjë e gënjeni veten duke menduar se do të bëheni njeriu i parë më i rëndësishëm i jetës së tij.
Ai si i dashur – Kur bini në dashuri me një grua, ju jeni gati për të bërë çdo gjë për të marrë vëmendjen e saj. Por ankesat e shpeshta nuk ju garantojnë jetëgjatësi në marrëdhënie./kosovarja-ks.com