Dashi
Sot nuk do e kuptoni partnerin/en në bisedat që do t’ju bëjë. Më mirë dëgjojeni dhe mos reagoni keq sepse kjo mund të prishë harmoninë tuaj në,çift. Beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi në mënyrë që të shmangin zhgënjimet më pas. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.
Demi
Sot do keni të njëjtat ide me partnerin/en. Nuk do ishte keq që të nisnit edhe organizimin për ndonjë udhëtim në çift, është koha e përshtatshme për tu relaksuar. Beqarët do ndërmarrin shumë veprime vetëm për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin. Në planin financiar do dini si të veproni.
Binjakët
Sot duhet të tregoni kujdes në bisedat që do bëni me partnerin/en. Nuk duhet të reagoni menjëherë duke u nxituar sepse kjo do ju sjellë vetëm debate dhe keqkuptime. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituar, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më vigjilent.
Gaforrja
Sot ju të dashuruarit do bëni disa ndryshime në raportin që keni me partnerin/en. Mos u shqetësoni, bëhet fjalë për ndryshime pozitive për të ardhmen tuaj në çift. Beqarët do mbështeten nga Neptuni dhe do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar do keni mbështetjen e të gjithë planetëve.
Luani
Sot duhet të tregoheni tolerant me njeriun tuaj të zemrës. Tregohuni më mirëkuptues dhe të duruar, fundja të gjithë kemi momentet tona të këqija. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm sepse në të kundërt mund të gabojnë dhe lëndohen. Në planin financiar do ju buzëqeshë fati.
Virgjëresha
Sot do bisedoni me partnerin/en për çështje që ka të bëjë me raportin tuaj. duhet të vendosni për të hedhur ndonjë hap më shumë lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do i kenë mendimet shumë të qarta dhe nuk do ndërmarrin asnjë hap. Me financat tregohuni të matur në shpenzime.
Peshorja
Sot do jeni kërkues ndaj personi që ju qëndron në krah për një çështje me interes. Nëse e kërkoni me mirësjellje, të jeni të sigurtë se gjithçka do të shkojë më së miri. Beqarët do mund të hedhin hapa të nxituar vetëm për të mos qëndruar më vetëm. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Akrepi
Sot do bashkëpunoni me partnerin/en, pasi idetë e tij/saj janë të duhura për të pasur sukses. Fundja askush nuk ju njeh më mirë se ai, besojini njeri-tjetrit. Beqarët nuk duhet t’i besojnë çdo premtimi që do marrin sepse mund të zhgënjehen. Financat do jenë të ekuilibruara.
Shigjetari
Sot flisni me partnerin/en për më shumë ide në aspektin profesional. Megjithatë nuk duhet të lini mënjanë edhe dashurinë tuaj, e cila ka nevojë për më shumë përkushtim. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm nga i cili do dalin mjaft të lumtur. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.
Bricjapi
Sot do jepni ide të reja te partneri/ja, për një projekt të ri i cili lidhet me të ardhmen tuaj në çift. Gjithçka që po mendoni, keni të drejtë ta vini në zbatim. Beqarët do kenë një ditë të mbushur plot me takime, por asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet.
Ujori
Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partneri/es tuaj, i/e cila do jetë aty gjithë kohës për t’ju dëgjuar dhe bërë të lumtur. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe plot takime interesante. Në planin financiar do jeni me fat, mund të bëni edhe shpenzime.
Peshqit
Ju që jeni në një marrëdhënie në çift sot do flisni për disa ndryshime që doni të bëni në raportin tuaj. bëni mirë t’i shtyni disa plane për më vonë. Beqarët nuk do dalin në takime pasi ndihen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar do vazhdoni të keni ende disa probleme të vogla./b.l/noa.al/