Dashi
Nga 1 dhe 2 maji, Venusi do të kalojë në favor të shenjës tuaj zodiake. Nëse ju pëlqen një person, njihuni me të. Historitë që lindin këtë javë duket se kanë një të ardhme të mirë. Çiftet që kanë kaluar një periudhë të vështirë për shkak të problemeve në punë tashmë po largohen.
Demi
Shumë çifte do kenë mundësinë të jetojnë së bashku dhe beqarët janë një hap larg një zbulimi të madh dashurie. Harroni ata që ju harxhojnë kot kohën dhe të pavendosurit. Pasiguritë e muajve të fundit i kanë ngarkuar çiftet, por është koha për të zgjidhur pakënaqësitë.
Binjakët
Periudha intriguese për të dashuruarit e pavendosur. Nëse muajt e fundit ka pasur një tronditje mes jush dhe partnerit, tani ka mundësi që të largoheni sërish. Është e rëndësishme që lidhjet e reja të trajtohen më me seriozitet.
Gaforrja
Mund të keni marrëdhënie të rastësishme. Venus ndihmon ndjenjat dhe Hëna do jetë aktive në mesjavë. Do të jetë një javë e bukur për çiftet thellësisht të dashuruar. Ditët e ardhshme janë të rëndësishme, por edhe vendimtare për disa lidhje.
Luani
Pas një periudhe të paqartë, këtë javë kushtojini rëndësi vetes dhe përpiquni të largoni streset dhe të relaksoheni. Ndërkohë ata që duan të dashurohen nuk duhet të përmbahen, është një fazë që ngroh shqisat dhe zemrën. Çiftet që i kanë rezistuar stuhisë së muajve të fundit nuk duhet të humbasin mundësinë për t’u rilidhur.
Virgjëresha
Shumë shpresojnë për një takim të qetë, por Afërdita është ende në kundërshtim, kështu që nuk do të ketë përparime të mëdha. Çiftet shumë të forta nuk e kanë të vështirë të zgjidhin probleme të ndryshme, edhe nëse kjo nuk është një kohë e lehtë për shkak të të afërmve dhe miqve që nuk ofrojnë asnjë ndihmë.
Peshorja
Javë interesante për dashurinë. Takimet e reja mund të vlejnë shumë, por ju duhet të rimendoni mënyrën për të shprehur dashurinë. Xhelozia e tepërt do të jetë prezente tek të dashuruarit. Në jetën në çift flitet shumë për punë, ka mundësi që njëri nga dy partnerët të ketë pasur probleme shëndetësore apo personale.
Akrepi
Falë Venusit në favorin tuaj do të merrni një telefonatë të papritur ose do të takoni një person të veçantë. Një dashuri e vështirë për t’u arritur ju ka bërë të paqëndrueshëm, duhet të dëgjoni edhe arsyen dhe për këtë arsye t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve. Çiftet që e duan shumë njëri-tjetrin kanë kaluar të gjitha llojet e testeve. Ata që janë ndarë duhet të zgjidhin një problem ligjor, por së shpejti do të mund të ndryshojnë jetën e tyre.
Shigjetari
Sa më shumë që afrohet muaji maj, aq më shumë dashuria bëhet prezente dhe konstante. Megjithatë, këto ditë ka nervozizëm dhe njeriu ndihet gati të harrojë të shkuarën dhe kush e përfaqëson atë. Mos u mundoni të korrigjoni atë që nuk mund të korrigjohet. Duhet të flisni, situate do të përmirësohet nga e premtja.
Bricjapi
Do të gjendeni në një udhëkryq, do të ndiheni shumë të mërzitur apo edhe të lënë pas dore. Gjatë kësaj kohe, beqarët nuk do të kenë dëshirë të angazhohen në dashuri, sepse është thjesht kohë e humbur. Në çift ka diskutime. Nëse disa tensione nuk shpërndahen, ekziston rreziku që të mos gjendet kurrë harmoni mes dy partnerëve.
Ujori
Ju nuk mund t’i duroni kufizimet, por nuk dini të jetoni pa dashuri. Marrëdhënia juaj ideale është një lloj miqësie që mund të shndërrohet në dashuri. Ata që duan të martohen ose të jetojnë së bashku nga maji yjet do të jenë në favorin e tyre. Rezistojini tundimit për të debatuar kur ktheheni në shtëpi të lodhur dhe mundohuni të mos përzini streset e punës në jetën personale.
Peshqit
Yjet do të jenë në anën tuaj, thjesht duhet të gjeni rrugën për të vazhduar përpara dhe të shfrytëzoni më shumë mundësitë për tu argëtuar. Dëshira për tu dashuruar është kthyer, por mos ia bëni gjërat shumë të vështira vetes. Kohët e fundit ka pasur disa grindje mes çifteve, por këtë javë gjërat kanë filluar të përmirësohen. Ankesat tuaja do të dëgjohen.