HOROSKOPI i datës 24 maj 2022// nga Christine Haas//

274

Dashi

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do e lini pas të shkuarën dhe do mendoni me pozitivizëm vetëm drejt së ardhmes. Yjet do ju favorizojnë. Ju që keni një lidhje do bashkëpunoni pafundësisht me atë që keni në krah. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla. Lum si ju për fatin që ju ka rënë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe të mbushur me takime. Në punë do merrni mbështetje të patjetërsueshme nga disa kolegë dhe do ndiheni më të gatshëm për sfida më tej. Probleme nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Gjendja financiare ka për të qenë shumë herë më e mire se disa kohë më parë kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Demi

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Përgatituni për gjëra të rëndësishme gjatë kësaj dite që në fakt as vetë nuk i kishit parashikuar se do ju ndodhnin. Nëse keni një lidhje në jetën tuaj në çift ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë. Gjithçka do ndryshojë rrënjësisht dhe do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Ju beqarët do filloni aventura kalimtare të cilat do sjellin emocione shumë të veçanta. Në punë do bëni përpjekje galoponte dhe keni për të arritur shumë lart. Rivaliteti do jetë i fortë, por ju sërish do ja dilni mbanë me sukses. Stres do keni, por kjo nuk do ju bëjë më pak të përgjegjshëm. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë, pasi disa të afërm do iu japin mbështetjen e tyre. Pranojeni pa u menduar dy herë.

Binjakët

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Nëse doni të mos keni probleme gjatë kësaj dite më mirë merrini gjërat s amë shtruar dhe mos u nxitoni të bëni premtime. Për ju të dashuruarit do ketë edhe disa momente delikate sot. Nuk do ju pëlqejë sjellja e partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Kujdes mos thoni fjalë lënduese. Ju beqarët do jeni ëndërrimtarë të mëdhenj dhe do zhgënjeheni pa masë nga realiteti. Nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do merrni rezultate të mira për projektet që keni bërë dhe do merrni frymë më lirisht. Disa kolegë do ju mbështesin dhe do ju inkurajojnë. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Në disa momente reagimet që do bëni nuk do jenë të duhurat megjithatë në moment do ndryshoni mendim dhe do ndreqni gjithçka. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Mërkuri, do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Do e kuptoni edhe se keni gabuar rëndë me ato që keni thënë kohët e fundit. Ju beqarët do kënaqeni pafund me miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni shumë mendjen për të joshur dikë. Në punë mos bëni shumë zhurmë, por vazhdoni me qetësi detyrat që iu janë dhënë. Kështu aq ziliqarët nuk do e marrin vesh kur dhe si do veproni. Në planin financiar kujdes nga Neptuni që do ju nxitë të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

Luani

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Mos refuzoni t’i dëgjoni ata që ju duan të mirën dhe hiqni dorë nga disa zakone të këqija sepse mund të nxitin reagime të ashpra. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni sa të mundni të shmangni mosmarrëveshjet me të sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që duhet të bëni edhe pak durim. Në planin profesional do jeni të hapur dhe nuk do ju trembë aspak ngarkesa. Pozitivizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës dhe do dini t’i bëni kritika edhe vetes. Buxheti me shumë gjasë do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do keni mundësi të bëni edhe investime më të mëdha.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite Dielli do ju bëjë më optimist për të ardhmen dhe më në fund do hiqni dorë nga disa zakone të këqija. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Të dy palët do i shprehni edhe më tepër ndjenjat dhe do bëni çdo gjë për të mirën e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni që nuk do e gjejnë sot shpirtin binjak, pasi kjo gjë do ndodhë të ditët në vijim. Në punë do ju bëhet një propozim i ri për një post ndryshe nga deri më sot. Kjo do ju pëlqejë sepse keni kohë që keni kërkuar ndryshime. Në planin financiar do jeni me shumë fat kështu që gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Peshorja

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Edhe pse do gjendeni shpesh në situata të sikletshme gjatë kësaj dite keni për t’i kaluar me qetësi të plotë. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga klima e qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj për të folur me partnerin për gjithçka pa pasur druajtje. Po i shtytë gjërat për më vonë do keni probleme. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe plot njohje të reja. Do e keni vetë në dore se çfarë hapash të hedhin më pas. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm me pamjen dhe në këtë mënyrë do keni më shumë klientë. Edhe sjellja juaj do jetë mjaft e vlerësuar. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.

Akrepi

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do i bëni gjërat ashtu si duhet dhe do ecni me bindje të plotë drejt rrugës së duhur. Nëse jeni në një lidhje dhe keni disa kohë bashke do përjetoni një rikthim të pasionit dhe emocionet do shtohen. Nga ana tjetër do flisni edhe për tema delikate me njëri-tjetrin, pa arritur në debate. Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni një person vërtet me vlera. Në punë, më në fund do keni më shumë vullnet dhe guxim. Mund të tentoni të bëni edhe gjëra të reja që dikur i mendonit të paarritshme. Financat do fillojnë të stabilizohen disi për shkak të lëvizjeve të kujdesshme që do kryeni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Venusi do ju bëjë më të aftë për t’u shprehur gjatë kësaj dite dhe do iu jepni prioritet gjërave më të rëndësishme në jetë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë goxha e mirë. Nuk do e lini asnjë çast pas dore partnerin dhe do kaloni momente fantastike pranë tij. Ju beqarët do e shfrytëzoni në pafundësi lirinë tuaj dhe do flirtoni me cilindo që do ju pëlqejë. Lidhje nuk do keni, por do ndihen mjaft mirë. Në punë gjërat do zhvillohen në kushtet më të mira. Eprorët do ju inkurajojë dhe do ju nxitin të ecni para pavarësisht ndonjë gabimi të vogël që mund të bëni. Ka mundësi të zgjidhni edhe disa dilema. Me shpenzimet tregohuni të logjikshëm dhe nuk keni për të pasur vështirësi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë gjithë kësaj dite do dini të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur dhe do vazhdoni të jeni me humor të mirë. Nëse keni një lidhje pasioni do e pushtojë jetën tuaj he emocionet do jenë gjithmonë në rritje. Në disa momente nuk do e besoni aspak që jeni në realitet. Ju beqarët duhet t’i hapin portat e zemrës pasi sot mund të ketë dashuri me shikim të parë. Në punë do jeni të hapur edhe për kritika. Më e rëndësishmja për ju është të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Jupiteri do përkujdeset ne çdo moment për financat dhe gjendja do ketë përmirësime të konsiderueshme.

Ujori

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë sot dhe do jeni më të gatshëm për negociata. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë në fytyrën tuaj. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin dhe do flisni edhe për çështje delikate të së shkuarës. Do kaloni më tepër kohë me atë që keni në krah dhe do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla. Ju beqaret do preferoni të shfrytëzoni çdo mundësi për njohje, por pa hedhur hapa më tej. Në punë do merrni mbështetjen e duhur nga kolegët dhe do ndiheni gati të përmbysni çdo gjë që ju ka penguar. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Gjendja do përmirësohet akoma më shpejt nga sa ju mendonit.

Peshqit

Horoskopi i datës 24 maj 2022 nga Christine Haas

Dita e sotme ka për të qene e qetë dhe pa probleme. Do bëni ato që do ndieni. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë përgjithësisht e kënaqshme. Do jeni të kuptueshëm me partnerin dhe mund ta toleroni pak më tepër nga zakonisht. Ju beqarët do bëni mirë të mos e ngatërroni punën me dashurinë sepse mund të keni probleme me vonë. Në punë do jeni më kompetentë për detyrat që do iu jepen dhe më të duruar. Pak nga pak keni për t’iu afruar objektivit përfundimtar. Për financa më të mira duhet të kufizoni shpenzimet dhe të mos fiksoheni pas lojërave të fatit. Nëse i bëni këto gjendja do jetë e qëndrueshme. /dritare.net