Horoskopi i datës 9 qershor 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

213

Dashi

Edhe pse do jeni pak rebelë sot, do keni shumë iniciativë dhe do bëni çdo përpjekje për të arritur atje ku doni. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë pasi keni edhe Diellin në krah. Ju të dashuruarit do jeni sensuale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se më parë. Do dini si t’ia plotësoni qejfet njëri-tjetrit. Ju beqarët do tundoheni tej mase nga disa persona dhe nuk do mendoheni gjatë për të hedhur hapa më tej. Në punë nuk do jeni më në ankth dhe do arrini t’i shprehni hapur ato që mendoni. Përpjekjet tuaja do shpërblehen. Buxheti do përmirësohet tej mase falë përmbylljes me sukses të një projekti të nisur prej kohësh.

Demi

Gjatë kësaj dite do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Nëse keni një janë do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë do përmirësohet. Emocionet do shtohen akoma më tepër çka do ju përmbushë shpirtërisht. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe do vendosni të hidhni hapa me rëndësi të madhe. Në punë planetët do ju frymëzojnë dhe do ju bëjnë më praktikë me gjithçka. Do keni besim tek vetja dhe gjërat do ju duken shumë të thjeshta. Mbështetjen e kolegëve besnikë gjithashtu do e keni të madhe. Buxhetin do vazhdoni ta keni nën kujdes dhe nuk do kryeni aspak transaksione të pamenduara mirë.

Binjakët

Venusi do ju favorizoje mjaft gjatë kësaj dite. Ai do nxitë ide të reja dhe do ju shtojë dëshirën për të bërë gjëra sa më të veçanta. Për ju që keni një lidhje shumica e orëve do jenë të animuara dhe të këndshme. Do përjetoni gjithë kohës emocione dhe nuk do mërziteni për asnjë moment. Ju beqarët do e gjeni shpirtin tuaj binjak më shpejt nga sa e kishit menduar. E gjithë jeta e tyre ka për të ndryshuar rrënjësisht. Në punë mund të acaroheni paksa nga një koleg dhe mund ta humbi ekuilibrin, por një tjetër do ju gjendet pranë dhe do ju mbështesë. Në planin financiar do vazhdojnë ende problemet. Nuk do arrini dot të gjeni zgjedhjen më të mirë.

Gaforrja

Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do ua ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme. Në punë nuk do jeni më të mirët, por do ua kaloni disa kolegëve ziliqarë dhe që ju kanë sharë. Për mirëqenien e financave duhet të përkujdeseni pak më tepër.

Luani

Sot do ja hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më shprehës nëse doni që gjithçka t’iu ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet pritur vetëm për të marrë. Ju beqarët do takoni dikë, i cili do ju bëjë vërtet të ndryshoni mënyrën e të parit të botës. Në punë do bëni më të mirën për të arritur objektivat dhe do ja dilni pavarësisht kolegëve që do mundohen t’iu pengojnë. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat që do keni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite ka rrezik të mbizotërojë tensioni shumicën e kohës dhe do ndiheni me të vërtetë keq. Nuk do jeni as të gatshëm për të folur sinqerisht me ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj dhe herë pas here mund të lindin edhe debate. Asgjë nuk do ecë si keni dashur. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket akoma më i hidhur. Në punë mund të ketë vonesa, pengesa dhe të papritura të njëpasnjëshme. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe ka rrezik të bëni gjëra të gabuara të cilat do e destabilizojnë situatën.

Peshorja

Një fllad shumë i ngrohtë do fryjë sot në jetën tuaj dhe do ua bëjë çdo gjë të duket ndryshe. Keni për të marrë frymë më lirisht. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se kurrë. Nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të kini njohje të reja pasi vetëm kështu do mund ta gjeni personin e duhur. Në punë duhet të vini pikat mbi “i” për disa gjëra dhe të kërkoni nga shefat atë që ju takon. As mos u druani fare. Financat do mbeten delikate sepse gjithë këto kohë keni kryer shpenzime pa u menduar aspak.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet besimi tek vetja dhe do ecni përpara me vetëbesim. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe e ardhmja do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Mjaft më duke i shtyrë gjërat ditë pas ditë. Ju beqarët do i jepni prioritet jetës sentimentale dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore. Fati do jetë me ju. Në punë do jeni ambiciozë, por do druheni nga disa intriga që do ju thurin kolegët. Mos e mbani mendjen atje, por vazhdoni atë që keni nisur sepse ata janë thjesht xhelozë të sëmurë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Kërkoni ndihmë sa më parë.

Shigjetari

Dielli do ju sjellë edhe më shumë ekuilibër gjatë kësaj dite. Do ndiheni vërtet me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni një lidhje do jeni optimistë dhe shprehës sot. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët që jeni në kërkim të shpirtit binjak do e gjeni atë në momentin më të papritur dhe në vendin më të çuditshëm që mund të kishit imagjinuar. Në punë duhet të jeni më të organizuar se më parë dhe gjërat do ju funksionojnë si duhet. Do dini edhe si ta përballoni ngarkesën e madhe. Financat duhet t’i menaxhoni me më shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu sjellë probleme shumë të mëdha.

Bricjapi

Sjellja juaj do nxitet nga Urani dhe Dielli sot. Mund t’iu pëlqejë shumë vetmia dhe do hidhni hapa të gabuara. Për ju të dashuruarit dita nuk do nisë mirë, por pas mesditës ambienti do fillojë të ngrohet. Do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundurën t’i zgjidhni ato. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të paarritshme dhe realiteti do ju duket tërësisht zhgënjyes.

Në punë pavarësisht mundimit do e përballoni me sukses sfidën që do iu jepet. Mundohuni ta shfrytëzoni si duhet energjinë që keni. Me shpenzimet mos bëni çmenduri sepse situata në një moment mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Ujori

Dukë qene se disa yje do jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën sot, ka rrezik të jeni paksa të pasigurt në vetvete dhe do ju mungojë kurajoja. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar dhe pranoni të flisni gjerë e gjatë me partnerin për disa tema delikate të së shkuarës. Njëherë duhet ta bëni këtë. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund ta lëndoni pa masë veten. Në punë më mirë flisni me shefat për gjërat që nuk po ju ecin si duhet sepse do e keni gjithçka më të lehtë më pas. Me financat do jeni inteligjentë dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Do ndiheni më mirë se kurrë më parë.

Peshqit

Nëse doni të ndiheni mirë vetë dhe gjithashtu ata që ju rrethojnë duhet të shtoni dozat e dinamizmit në jetën tuaj. Jupiterin do e keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje mos u tregoni dominues sepse në një moment apo në një tjetër partneri do mërzitet dhe do keni debate. Respektoni mendimet dhe lirinë e tjetrit. Ju beqarët me shumë gjasë do gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një lidhje të jashtëzakonshme. Në punë do keni goxha ngarkesë dhe sidat e mëdha do ju bëjnë të lodheni pafundësisht. Për fat disa kolegë do ju gjenden pranë dhe do ju mbështesin. Buxheti nuk do jetë as shumë i mirë as shumë i keq, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni pa u menduar. /dritare.net