Horoskopi i muajit korrik: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

137

Shigjetari 

Duket se fillimi i muajit zbulon pse bëni blerje impulsive për të shfryrë tensionin, por do të kuptoni edhe ku i shpenzoni paratë. Në datën 5 do t’ju rikthehet dëshira për aktivitet fizik, ose ta organizoni ditën tuaj që të keni një ritëm logjik, ndërkohë që merreni me kontrata, projekte, ose situata që kanë nevojë për marrëveshje me njerëz të tjerë. Mund të jenë pikërisht këta partnerë a bashkëpunëtorë që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni zakonet. Data 13 është e duhura për të ndryshuar mënyrën si shpenzoni, që të mund të investoni për të ardhmen.

Në fund të korrikut mund të shihni anët pozitive të këtyre ndryshimeve dhe të zgjidhni të ndërmerrni një rrugë tjetër. Mund të organizoni një udhëtim me kursimet tuaja, ose të mendoni të regjistroheni në një kurs të ri formimi. Në datën 28 mund të nxiteni të kërkoni frymëzim që mund të marrë një formë konkrete, mund të dëshironi ta njihni më shumë botën, jo vetëm përmes librave, por edhe duke e prekur nga afër. Në të njëjtën periudhë jeni në kërkim të një ekuilibri mes një mërzie nga gjithçka dhe gjetjes së një pasioni të vërtetë.

BRICJAPI

Korriku nis me ndjesi të çuditshme, sikur ju mundojnë kujtime të vjetra që ju rikthehen në kujtesë, por do ta merrni veten shpejt. Në datën 5 do të kërkoni më shumë argëtim, me më shumë dëshirë për pasion dhe lehtësi, ndërkohë që do të keni një fazë më komunikuese me ata që keni afër. Qoftë shoqëri a dashuri, ka ardhur momenti ta ndryshoni këtë marrëdhënie duke provuar përvoja të reja dhe në datën 13 do të kuptoni sa i rëndësishëm është ky njeri në jetën tuaj. Jeni mësuar t’i bëni gjërat vetë, por në këtë fazë do ta lini mënjanë krenarinë dhe të kuptoni se është shumë ngushëlluese të keni një shpatull ku të mbështeteni.

Kështu, falë ndikimit të Venusit nga data 18, lidhja do të jetë më e fortë dhe e gjallë, një fazë gjatë së cilës do të kultivoni mirëkuptimin. Do të vijë momenti që të bëni një bisedë më serioze me partnerin dhe të krijoni një marrëdhënie më serioze. Sigurisht, mund të ngurroni dhe t’ju duket sikur nuk e keni gjithçka nën kontroll, por në datën 28 objektivat e përbashkët do të jenë më të qartë. Tregohuni të qartë me njëri-tjetrin dhe flisni hapur, mendoni vetëm, a ia vlen ky njeri? Ndoshta kjo do të shoqërohet me reflektimit se ç’doni të krijoni në jetën tuaja personale, pavarësisht statusit, a karrierës./living-media.com