Le ta zbulojmë me horoskopin e Paolo Fox. Këto janë parashikimet e astrologut të njohur për ditën e premte , 3 mars 2023, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.
E nisim me shenjën me fat të ditës së sotme. Ajo, sipas horoskopit të Paolo Fox, është Binjakët: Yjet do të donin t’ju ndihmonin të dashuroni, të dashuroheni, por pyetja e vërtetë është: a jeni gati? Në punë do të arrini të fitoni më shumë, në këto orë do të jeni të favorizuar: mundësi të rëndësishme janë në rrugë e sipër. Kjo do të jetë një nga shenjat më të mira të ditës, sepse një dëshirë e madhe e juaja do të realizohet, një ëndërr e lidhur më shumë me jetën tuaj intime sesa me punën apo gjërat materiale.
Dashi
Hëna është në kah të kundërt dhe mund të krijojë disa probleme, veçanërisht nëse po përpiqeni të ndreqni një grindje. Në punë, angazhimi juaj do të vlerësohet. Projektoni të gjitha energjitë tuaja pikërisht në punë, sepse do të jetë koha ideale për të ndërmarrë nisma të natyrës financiare ose që kanë ndikim në ekonominë tuaj.
Demi
Marsi ju kërkon pajtim në çift: përpiquni të bëni atë që mundeni. Në punë disa kohë më parë jeni ndjerë totalisht të humbur, por ky muaj që nisi do ju japë zgjidhje. Dikush do ju vijë në ndihmë për t’ju nxjerrë nga telashet dhe për t’ju drejtuar në rrugën e duhur. Fati ju dërgon personin që ju nevojitet për t’ju nxjerrë nga një moçal ose një situatë ujërash të ndenjura dhe për t’ju dhënë shtytjen përfundimtare drejt suksesit.
Binjakët
Yjet do të donin t’ju ndihmonin të dashuroni, të dashuroheni, por pyetja e vërtetë është: a jeni gati? Në punë do arrini të fitoni më shumë, në këto orë do të jeni të favorizuar: mundësi të rëndësishme janë në rrugë e sipër. Kjo do të jetë një nga shenjat më të mira të ditës, sepse një dëshirë e madhe e juaja është gati të realizohet, një ëndërr që lidhet më shumë me jetën tuaj intime sesa me punën apo gjërat materiale, edhe pse të dyja mund të jenë të ndërlidhura. Diçka që ju bën shumë të lumtur ju vjen në një mënyrë të papritur ose në një mënyrë që më së paku e keni imagjinuar.
Gaforrja
Duhet ta dini se në dashuri, të bësh debate është e kotë. Ata që po përjetojnë një marrëdhënie të vështirë tani do të duhet të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Në punë, përpiquni të përfitoni sa më mirë nga një situatë e keqe, pa merak sepse muajt e ardhshëm do të keni një vijueshmëri vërtet të mirë. Ju luftuat dhe rezistuat kur askush nuk besonte tek ju, keni ndjekur rrugën më të përshtatshme kur të gjithë të këshillonin të kundërtën. Tani më në fund do të korrni shpërblimet.
Luani
Mund të jeni paksa i ashpër në dashuri, ndoshta edhe inatçi. Në punë ka ende një zgjidhje të komplikuar: ju kërkohet të jeni të durueshëm. Përpjekja, ndryshimi dhe gjurmimi i mënyrave të reja të të jetuarit është gjë e mirë, por jepini kohë disa ndryshimeve, përpara se të filloni të tjera, sepse rrezikoni të përfshihen nga kaosi. Nëse një nga miqtë tuaj ka nevojë për ndihmën tuaj, mos hezitoni t’ia jepni, edhe nëse keni nevojë të ndryshoni planet ose angazhimet tuaja.
Virgjëresha
Shumëçka do të varet nga lloji i marrëdhënies që keni, por sot, më shumë se kurrë, shmangni polemikat. Në punë, yjet janë pozicionuar mirë për ju. Gjithsesi shumë gjëra do të varen nga mosha që keni dhe kohëzgjatja në punë, por ka detyra dhe projekte të rëndësishme përpara. Puna e tepërt ju ka sjellë në një nivel angazhimesh që mund të mos jeni në gjendje t’i përballoni tani, ndaj përpiquni të riorganizoni orarin tuaj për të arritur të përmbushni gjërat më të rëndësishme. Një person i lidhur me mjedisin familjar do të mundohet t’ju kalojë sot një përgjegjësi të rëndësishme.
Peshorja
Nëse jeni apo ndjeheni të vetmuar, ndoshta duhet të rifitoni pak besim për të ardhmen. Në punë, fati është në anën tuaj, mund të zgjidhni një problem që e keni mbartur prej disa ditësh: por duhet pak guxim. Dikush do të testojë vazhdimisht durimin tuaj sot. Mundohuni të rezistoni pa e humbur toruan, por mos e harroni qëndrimin e atij personi për raste të mëvonshme.
Akrepi
Në dashuri do të ndiheni më të fortë, por bëni kujdes që të mos rritni tensionet në shtëpi. Mos bëni gabime as në punë këto ditë: E di që dëshironi të flakni tutje gjithçka, por përpiquni të ruani qetësinë. Dita do të mbyllet me momente tensioni në çift apo me një person të dashur. Nëse nuk ju pëlqen të shkoni në ato ekstreme, mos hezitoni të heshtni. Në vendin e punës, një ditë e karakterizuar nga pasiguri dhe pavendosmëri.
Shigjetari
Nëse keni përjetuar probleme të ndryshme në çift, kjo vjen pasi horoskopi juaj është mjaft i trazuar, qielli është padyshim me re. Në punë do të pranohen propozimet që do të bëni këtë muaj: megjithatë mbani mend se më pas duhet të plotësohen angazhimet. Mos u dëshpëroni dhe mos jini të paduruar në karrierën tuaj profesionale. Suksesi më i sigurt dhe më i kënaqshëm arrihet hap pas hapi dhe pa nxitim, dhe ndryshimi i punës tani nuk është zgjidhja e duhur. Nëse gjërat po shkojnë keq në marrëdhënien tuaj, trajtojeni atë me guxim dhe ndershmëri në vend që të zhytenj në vetëmbyllje duke demonstruar vetëm pakënaqësi.
Bricjapi
Hëna nuk është e favorshme, por kjo nuk do të thotë se do të ketë kacafytje në dashuri: thjesht tregohuni më të kujdesshëm. Në punë, sot dhe nesër do të keni mundësi të mira për t’i bërë idetë tuaja të vlefshme. Nga ana tjetër, me shumë mundësi do të ketë shpenzime të mëdha përpara. Lodhja e tepërt do t’ju pengojë të shijoni momentet e mira sot. Ata që ju rrethojnë e njohin punën që po bëni, sakrificën që po bëni në favor të familjes. Është koha të kërkoni ndihmë, nëse keni nevojë, por nga ata që mund t’jua ofrojnë.
Ujori
Në dashuri situata është e mirë: megjithatë, nëse një histori është në krizë, këshillohet të përballeni menjëherë me problemin, të mos shtyni për nesër atë që mund të bëni sot. Në punë, nëse jeni të shqetësuar, mos bëni lëvizje të rrezikshme. Nëse doni t’i bëni përshtypje dikujt, mos përdorni gjysmë të vërteta.
Peshqit
Kini kujdes këto ditë: do të keni disa takime shumë interesante; përgatituni, njohje intriguese janë përpara. Për ata që janë në çift prej kohësh, këto ditë koka juaj është e mbushur me mendime të bukura dhe plane të reja për të ardhmen, që përfshijnë nga bashkëjetesa deri në martesë. Në punë do të bëni shumë shpejt zgjedhje të rëndësishme dhe nuk do të pendoheni. Do të jeni në gjendje të jepni më të mirën tuaj në çdo fushë. /noa.al