Shën Valentini do të jetë i ëmbël për të gjitha shenjat e horoskopit, pavarësisht statusit të tyre të marrëdhënies. Astrologia Krisanthi Kallojeri, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan jep një përshkrim të detajuar për secilën prej tyre dhe këshillat e saj se si të kalojnë sfidat me sukses.
Dashi – Është javë e rëndësishme për ju sepse do të mendoheni dhe do të bëni gjëra që kanë të bëjnë me projektet tuaja dhe realizimin e tyre. Do ju preokupojë raporti midis jetëss personale dhe karrierës apo jetës prfoesionale. Fundi i javës ju jep shumë mundësi të mira për t’i zgjidhur të gjitha këto. Sa i përket Shën Valentinit, do kaloni në mënyrë intime, në një ambient shumë të bukur, romantik, ku i/e dashura do ju shprehë pa kufi ndjenjat. Të lindurit në Mars janë në formë të shkëlqyer dhe do bëjnë e marrin dhurata më të mëdha e më të mira. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, në datat 17-18 Prill do marrin vendime serioze lidhur me ndryshimet që do bëni në jetën tuaj.
Demi – Kjo javë ju fton të merrni vendime të rëndësishme lidhur me punën, karrierën dhe jetën, ndihkohen kryesisht të lindurit nga data 16-19 Maj dhe disa do mbyllin një kapitull dhe do kenë ndryshime pozitive. Ata që ruajtën një marrëdhënie do ta përforcojnë. Për Shën Valentin, një person nga ambienti i punës do tregojë një interes më të madh këtë herë krahasuar me të tjerat dhe mund të jetë me pozitë më të lartë. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës keni shanse shumë të mira e zhvillime në jetën erotike, bëhet fjalë për datat 13-20 Maj. Mund të ketë edhe propozime për kurorëzim, do të jeni shumë të ndjeshëm dhe mirë do ishte ta festoni diku jashtë. Ata që nuk janë në një lidhje do bënin mirë të dilnin sepse mund të krijohet mundësia që të kenë një të tillë.
Binjakët – Është një periudhë mjaft e mirë për ju për të bërë plane për të ardhmen dhe keni mbështetjen e miqve ose njerëzve të duhur. Përfitoni nga kjo java për të përforcuar pozitat tuaja, një planifikim të mirë për të ardhmen, për të zgjidhur një çështje ligjore ose mund të preokupoheni me shitjen e një makine dhe duhet të keni kujdes te çmimi për këto tre ditë, 14-16 Shkurt. Shën Valentini, një pjesë nga ju do jenë shumë erotikë, sidomos të lindurit në Maj dhe ditët e para të Qershorit. Të lindurit nga data 14-17 Qershor do të jenë më të ndjeshëm, do i idealizojnë gjërat më shumë se sa duhet, disa do presin gjëra më të mëdha dhe do zhgënjehen nga ajo që marrin, por do ketë nga ata që do kenë një festim të bukur romantik, do marrin lulet dhe në darkë mund të dilni jashtë ta festoni me partnerin.
Gaforrja – Një javë me ndjeshmëri më të madhe për ju, do bëni ëndrra që disa mund të bëhen realitet dhe disa mund të jenë më utopike ndaj kini kujdes që të jenë sa më reale që të realizohen. Paralelisht, nga data 14-17 bëni urime dhe lutuni sepse disa nga dëshirat tuaja do realizohen. Nga datat 15-17 Shkurt do keni një çështje që do ju preokupojë lidhur me një ndihmë ekonomike. Nëse do kërkoni ndihmë nga banka, do merrni një kredi, mos bëni hapa më të mëdha se sa keni mundësi. Sa i përket Shën Valentinit do kaloni bukur, dhurata mund të jetë një udhëtim i vogël ose i madh, mund të shkoni anës detit dhe do ta përjetojnë në mënyrë më romantike të lindurit në datat 15-18 Korrik kurse të lindurit në fund të Qershorit dhe fillim të Korrikut do marrin e japin dhurata, do jenë optimistë dhe romantikë.
Luani – Javë e rëndësishme, me ndjeshmëri më të madhe që do të ndikojë në anën psikologjike dhe do vendosni mendimet në një çështje lidhur me një bashkëpunim profesional rreth datave 15-17 Shkurt. Të lindurit rreth datave 18-21 Gusht do marrin këto vendime, për disa do mbyllet një kapitull ose do vini bashkëpunimet në pozita të tjera. Sa i përket Shën Valentinit, do keni një takim me një person gjatë 14-17 Shkurtit që do ndikojë më pozitivisht në psikologjinë tuaj ose t’ju shqetësojë pak. Në fazë ideale janë të lindurit më 30-31 Korrik dhe 1-2 Gusht. Të lindurit nga data 18-21 do marrin vendime për jetën personale. Dini si të ofroni dhurata dhe të festoni dashurinë, ndaj do e festoni bukur.
Virgjëresha – Këtë javë mos mbështesni ëndrrat dhe ato që doni të realizoni tek të tjerët. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe është momenti të bëni një kontroll. Nëse jeni të ngarkuar në jetën e përditshme, nga data 15-17 mund të merrni vendime nga çfarë doni të çliroheni, çfarë doni të hiqni nga programi juaj. Për ata që nuk janë në një lidhje kjo javë ju krijon mundësi të hyni në një marrëdhënie. Shën Valentini, e idealizoni marrëdhënien tuaj, e vendosni në një piedestal. Këtu kërkohet të jeni më të kujdesshëm pasi kur gjërat i mendojmë më të mëdha se sa janë dhe zbulojmë realitetin, nuk na pëlqen dhe zhgënjehemi. Në këtë drejtim duhet të kenë kudjes të lindurit më 16-19 Shtator, do ta festojnë në mënyrë ideale por do të jenë edhe ata që do zhgënjehen se nuk do marrin çfarë presin. Nëse kanë dalë nga një ndarje, ndoshta presin një mesazh dhe nuk iu vjen siç e duan. Për të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës, 8-9 Shtator, do të keni surpriza më të mëdha por kujdes, evitoni grindjet, mos hyni në konflikt. Vijnë gjërat e mira pas datës 16 Maj për ju.
Peshorja – Të jeni të përpiktë në detyirimet e jetës së përditshme. Në datën 15-17 Shkurt janë ditë të rëndësishme për vendimet që duan të marrin të lindurit nga datat 18-22 Tetor. As pasiguria që mund të ndieni nuk ndihmon, por as siguria e tepërt, pra këkron ekuilibër për problemet që do të shtrohen dhe trajtimin e tyre. Sa i përket Shën Valentinit, është një klimë shumë e bukur deri më 16 Shkurt, do ndiheni të ngarkuar emocionalisht, disa do lënë angazhimet e tyre që të shkojnë të festojnë. Do ta teprojnë pak me pije e ushqiim, ku kërkohet pak ekuilibër. Në fazë ideale janë të lindurit në ditët e para të Tetorit dhe fundi i javës do jetë shumë i mirë. Të lindurit nga data 18-22 Tetor do merrni vendime për jetën personale.
Akrepi – Kjo javë sjell zgjidhje në çështje me fëmijët, mund të bëni një investim lidhur me ta por që mund të jetë pak më i madh se sa duhet. Ata që kanë një biznes duhet të mos hedhin më tepër para nëse ndihen të sigurtë se fati i do gjatë kësaj periudhe. Nga 15-17 Shkurti do të merrni vendime serioze dhe do zgjidhni probleme me një çështje familjare të lindurit në 3 ditët e fundit të shenjës. Sa i përket Shën Valentinit, periudha 14-16 Shkurt do të jetë shumë erotike për ju, do keni ndjeshmëri më të madhe, do ta kaloni në mënyrë romantike, do ofroni dhurata, por edhe do ju ofrojnë dhe do jeni ata që do i idealizojnë gjërat më tepër se sa janë. Me romantizëm më të madh do ta përjetojnë të lindurit nga data 15-18 Nëntor, ndërsa të lindurit nga 19-20 Nëntor do marrin vendime lidhur me jetën personale e familjare.
Shigjetari – Çështje që kanë të bëjnë me familje, jetën e përditshme, një mik do ju preokupojnë dhe ngarkojnë emcionalisht pozitivisht ose do ju krijojë një shqetësim jo dhe aq real, do i ekzagjeroni pak gjërat. Pak kujdes në komunikimin me njerëzit deri të enjten ndërsa e premtja dhe e shtuna sjellin zgjidhje për çfarë ju shqetëson. Sa i përket Shën Valentinit periudha është shumë erotike për ju dhe mund të vijë edhe një bebe deri në datën 16 Maj, ndaj nuk keni nevojë, ndiheni mirë, jeni njerëz që gjithnjë doni të ndiheni të dashuruar, keni nevojë për një aventurë e peripeci, veçanërisht të lindurit më 30 Nëntor, 1-2 Dhjetor, jeni në një periudhë ideale. Do merrni dhe do jepni dhurata shumë të bukura. Të lindurit nga data 15-17 Dhjetor jeni në një periudhë romantike, që idealizoni gjërat, mund të gjendeni kokë më kokë bashkë dhe të ofroni dhurata të nivelit tuaj sepse i duan siç i kanë ata në kokën e tyre. Disa nga ju mund të zhgënjehen gjatë këtyre ditëve.
Bricjapi – Është javë interesante, do të keni vendime dhe biseda për çështje ekonomike gjatë javës. Fundi i javës ju jep zgjidhje për to. Shën Valentinin mund ta realizoni nëpërmjet një udhëtimi të shkurtër, të shkoni diku ku mund të kaloni bukur. Në fazë optimiste janë të lindurit në 30-31 Dhjetor dhe 1 Janar ndërsa në fazë më romantike të lindurit më 13-15 Janar.
Ujori – Kjo javë kërkon të jeni të kujdesshëm në sferën financiare, mos bëni lëvizje më të mëdha se sa duhet ndërkohë do të merrni vendime të rëndësishme të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës. Është në dorën tuaj si do i merrni këto vendime. Sa i përket Shën Valentinit, jeni ju që do shpenzoni më shumë nga të gjitha shenjat, do të bëni dhurata shumë të mira te të tjerët dhe duke kënaqur ata do kënaqeni edhe ju.
Peshqit – Janë më romantikët në zodiak, Afërdita në shenjën tuaj në lidhje të ngushtë me Neptunin ndihen shumë bukur. Neptuni është oktava më e lartë e Afërditës ndaj keni mundësi që të bëni dhurata të bukura, por të shkruani një vjershë për të dashurin, të kompozoni diçka, ofroni çdo gjë të bukur por mos i zhgënjeni sepse ju e keni në dorë dashurinë dhe e luani komplet lojën./tvklan.al