Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2021: Binjakët dhe Gaforrja

433

 

Binjaket
Rreth e qark ka shumë stuhi kozmike, prandaj mos e mbingarko axhendën tënde pasi do të duhet të jesh fleksibël në lidhje me menaxhimin e kohës. Do të duhet ta fokusosh vëmendjen tënde tek shëndeti dhe jeta në zyrë. Nëse nuk je duke punuar, mund të jesh duke kërkuar për një punë të ngjashme me atë që bëje dikur. Pavarësisht kësaj, nuk je duke kërkuar për më shumë përgjegjësi, por sidoqoftë do ta marrësh. Ka shumë kohë që nuk shihet një muaj si ky, kështu që qëndroni pranë shtëpisë dhe mos e mbingarkoni veten.

Hëna e Re e 4 nëntorit do të sjellë gjëra të papritura për të cilat ju s’jeni të sigurtë. Ndoshta kishit injoruar sinjalet ose informacioni ju është mbajtur i fshehur. Pavarësisht asaj që und të ketë ndodhur, gjithçka do të dalë në dritë me forcë dhe shpejtësi.

Urani do të korrigjojë një situatë e cila ka kohë që lihet pezull. Një kolegu juaj mund t’ju njoftojë se do të largohet ose sjellja e tij do t’ju detyrojë t’i kërkoni të largohet. Do t;ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi mbi shpatulla, por mos kërkoni t’i zgjidhni gjërat shpejt. Çfarë vjen pas Hënës së Re do të paktën 6 muaj që të zgjidhet plotësisht, prandaj bëni durim.

Një mundësi afatgjatë mund të arrij drejt fundit, por duke qenë se universi nuk e toleron vakumin do t’ju sjellë diçka tjetër për të mbuluar boshllëkun. Mund të keni disa lëkundje me financat, por asgjë për t’u shqetësuar.

Do të ndiheni më të çliruar në 12 nëntor kur Dielli dhe Neptuni do të jenë në sinkron. Përgjegjësia ekstra që do të merrni lidhet me ikjen e një prej anëtarëve të stafit dhe kjo kërkon ta zëvendësoni ju. Bëni kujdes gjithashtu me shëndetin dhe ndiqni këshillat e mjekut tuaj. Aty nga fundi i muajit, mund të merrni një shumë të papritur parashë si rezultat i një biznesi që ju paguan mirë.

Gaforrja

Në ditët që vijnë pas Hënës së Plotë (4 nëntor), mund të përjetoni disa turbulenca në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë romantike. Kjo mund të jetë me dikë që dilni prej kohësh; personi në fjalë mund t’ju thotë se nuk ka qenë kurrë për diçka serioze me ju, opo t’ju pranojë se ka dalë paralelisht edhe të tjerë. Do t’ju thyhet pak zemra. Përgjatë nëntorit mund të bëni diferencime në lidhje me një nga fëmijët tuaj- situatë aspak e këndshme për një Gaforre të ndjeshme- prandaj trajtojeni me kujdes. Nëse një nga fëmijët tuaj ka nevojë për ndihmë, do të vraponi menjëherë drejt tij.

Hëna e Re e4 nëntorit mund të sjellë debate mes jush dhe një pjesëtari të rëndësishëm të skuadrës suaj, për shkak të mëyrës së ndyrshme sesi i shihni gjërat. Mos kërko për përgjigje dhe zgjidhje të menjëhershme. Bëni durim dhe kalojini gjërat me prakticitet. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, por këtë muaj është e nevojshme ta bëni.

Dy javë më vonë, në 19 nëntor do të ndodhë eklipsi i Hënës së Plotë do t’ju orientojë drejt miqësive të vjetra. Mund të takoheni me një shokë/shoqe që jeton larg ose mund të njiheni me versionin më të vërtetë të partnerit/shoqes suaj. Nëse çfarë do të mësoni ju zhgënjen, largohuni pa e kthyer kokën pas.

Do të mbaroni një projekt krijues shumë të rëndësishëm që do të shfaqë në mënyrën më të mirë të mundshme imagjinatën dhe gjerësinë e horizontit tuaj.  Nëse nuk jeni gati për një shtatzëni të re, tregohuni të kujdesshëm këto kohë. Nëse jeni shtatzënë, pyesni mjekun çfarë duhet dhe çfarë s’duhet të bëni. Shtëpia juaj e pestë, ajo e romancës, shtatzënive, lindjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve është mbi gjithçka tjetër këtë periudhë dhe me shumë gjasa aspektet ku do të ndodhin ndryshimet më të mëdha.

Do ndiheni krenarë për progresin që do të shihni, pavarësisht formës sesi vjen. Do të arrini qëllimet që i keni venë vetes dhe universi do t’ju ndihmojë për t’jua bërë të mundur sa më shpejt. Dhjetori do të jetë i ëmbël për shumicën e njerëzve, por në nëntor merreni shtruar.