Horoskopi i vitit 2022 për Demin

85

Dashuria dhe ndjenjat: Shumë gjëra kanë ngecur. Do të ndaleni në çështjet e shtëpisë, komunikimin dhe madje edhe në sferën intime. Nëse e shihni problemin në një afat të gjatë kohor, mund të jeni në gjendje ta shtyni marrëdhënien përpara. Megjithatë, ekziston rreziku i madh që përgjegjësinë për problemet tuaja t’ia kaloni partnerit. Gjatë gjysmës së parë të vitit mund të keni vështirësi edhe për gjëra të vogla dhe për këtë do të fajësoni partnerin. Ndoshta është koha që ju të shikoni me objektivitet sjelljen tuaj. Nëse jeni beqar, dashurinë e vërtetë do ta gjeni vetëm në verë. Shumë prej jush do të duhet të llogarisin edhe rikthimin e një ish-partneri, madje disa do të përpiqen ta riaktivizojnë lidhjen.

Puna: Nëse po llogarisni të bëni ndryshime në punë ose në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale, për fat të keq 2022-shi nuk do të jetë ky vit. Shumë do të luftojnë me një ndjenjë gjykimi dhe trajtimi të padrejtë në vendin e punës, mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga eprorët, madje edhe xhelozinë. Mos kërkoni miq në punë, sepse ky vend prej kohësh nuk është i favorshëm për ju. Nëse nuk punoni siç duhet dhe nuk shihni ndonjë mundësi reale për të përmirësuar situatën tuaj, mos e mashtroni veten. Ndryshimet janë të mundshme, por nëse i inicioni vetë ju. Dilni nga një mjedis toksik. Personat e vetëpunësuar duhet të mendojnë për të futur freski dhe produkte të reja në kompaninë e tyre. Ndoshta do të ishte mirë të ndryshoni staf apo të zgjeronit ofertën për klientët.

Financat: Nuk do ankoheni për financat. Edhe nëse problemet në punë nuk ju sjellin bonusin e pritur, siguria juaj financiare do t’ju lejojë të jetoni mirë. Ju mund ta përballoni jetën edhe gjatë një papunësie të përkohshme. Keni qenë të përulur gjatë këtij viti dhe ndaj jeni mirë me financat. Në gjysmën e dytë të vitit do të ketë shumë shpenzime për nevojat e familjes dhe shtëpisë. Mund të bëni disa rinovime. Nuk duhet të kurseni për nevojat e njerëzve tuaj të dashur, veçanërisht pasi lumturia e tyre do t’ju japë shumë gëzim.

Shëndeti: Stresi i zgjatur ndaj të cilit do të ekspozoheni në gjysmën e parë të 2022-shit mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Mos i injoroni simptomat e vogla të sëmundjeve kardiovaskulare.