Horoskopi javor/ akrepi.

123

Javor 15-21 Nëntor

AKREPI

Pa dyshim që ju presin ditë pozitive pothuajse në të gjitha sferat. Hëna e Plotë në shenjë do të jetë protagonistja e kësaj jave për shenjën e dytë të ujit. Me siguri që do të eliminoni nga jeta juaj gjithçka që bie ndesh me interesat tuaja. Do të përpiqeni të çliroheni nga prania e atyre njerëzve që nuk i konsideroni më miq dhe do të jepni dorëheqjen nga punët që nuk kanë një pagë të kënaqshme. Kjo puna e “pastrimit” do të zgjasë deri më 30 dhjetor, kur Jupiteri do të zbresë, ndonëse për një kohë të shkurtër, në shenjën tuaj. Akrepi do të jetë në vend të katërt.