Horoskopi javor/ Binjaket, Gaforrja

155

Javor 15-21 Nëntor

BINJAKËT

Nuk do jetë një javë fort e mbarë për ju, por as shumë e keqe. E enjtja do të jetë dita e duhur për të bërë sa më shumë gjëra, por fundjava e ardhshme do të shkojë mirë, sidomos për sa ka të bëjë me punën dhe dashurinë. Me sa duket, objektivat për Binjakët kanë ndryshuar. Ata do të marrin rolin e kameleonëve gjatë këtyre ditëve të nëntorit, duke i përshtatur qëllimet e tyre me rrethanat e momentit. Megjithatë, ndryshe nga e zakonshmja, ata do të tentojnë të mbajnë për vete lëvizjet e radhës që kanë në mendje të bëjnë, në mënyrë që asgjë të mos bjerë në vesh të konkurrencës. Vendi i 7-të për ju.

GAFORRJA

Do të jetë një javë me fat për ju dhe në veçanti, dita e hënë dhe e enjte do të jenë më të mirat. Megjithatë, gjatë javës përpiquni të bëni vetëm atë që është e nevojshme dhe të mos e teproni. Një histori që mendonit se i përkiste së shkuarës do të dalë sërish në pah. Ditën e hënë dhe të martë dikush do të kërkojë një ballafaqim me ju. Do të keni divergjenca mendimesh, por mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i parashtroni mirë arsyet tuaja. Mos e humbni toruan edhe nëse do të merrni ndonjë goditje të ulët nga bashkëbiseduesi. Gaforrja do të jetë në vend të dhjetë.