DASHI: I dashur Dash, Jupiteri po e bën punën e tij dhe po ju ofron mundësi të mira për të pasur sukses në jetë. Për momentin, kënaqësitë më të mëdha do t’i merrni në fushën profesionale. Në punë do t’ju njihen meritat. Kjo është diçka që e prisnit prej kohësh dhe e dini se e keni merituar. Shfrytëzojini në maksimum ditët e para të javës, në mënyrë që të shkëlqeni sërish, sidomos përpara atyre që kanë në dorë promovimin tuaj. Yjet do t’i keni në anën tuaj.
DEMI: I dashur Dem, këtë javë do të përjetoni një sërë ngjarjesh fatlume, që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të këndshme. Siç e merrni me mend edhe vetë, qëndrimi i duhur është thelbësor për arritjen e objektivave, sidomos të atyre që kanë lidhje me punën. Fillimi i javës është periudha e përkryer për t’u dalë për zot diskutimeve të rëndësishme me kolegët dhe shefat tuaj. Ju do të dilni fitimtarë.
BINJAKËT: Të dashur Binjakë, keni vetëm një gjë për të bërë tani. Nëse Venusi ju nxjerr pengesa në çift dhe në familje, yjet ju favorizojnë në aspektin profesional. Motivimi është thelbësor për çdo projekt që premton të jetë i suksesshëm. Jeni duke vlerësuar me shumë kujdes rrugë të reja dhe mundësi të ndryshme dhe ndoshta pikërisht tani po merrni vendimin për të bërë një ndryshim të madh. Yjet ju ndihmojnë të përqendroheni në të mirat dhe të këqijat e zgjedhjeve me të cilat përballeni.
GAFORRJA: Të dashur Gaforre, ëmbëlsia e Venusit në shenjën e Peshqve ndikon për mirë edhe në shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni të përkëdhelur dhe të hapur për lidhje të reja. Tani ndiheni bujarë, të gatshëm për t’i mbuluar të tjerët me dashuri dhe dhurata. Këto janë momentet në të cilat i gjithë zodiaku i ka zili ata që kanë një partner Gaforre, të paarritshëm për sa i përket fantazive dhe dashamirësisë.
LUANI: I dashur Luan, javën në vijim do t’ju duhet të veproni në mënyrë strategjike. Jo të gjithë planetët janë në anën tuaj. Ajo që duhet të bëni këto ditë është të angazhoheni në ndërtimin e një rrjeti aleatësh. Falë aftësive tuaja për të krijuar marrëdhënie të reja do të vijnë edhe zgjidhje të reja për problemet e vjetra. Buzëqeshni vesh më vesh dhe shkoni të magjepsni turmat. Mërkuri do të jetë një aleat i mrekullueshëm në rrugëtimin tuaj.
VIRGJËRESHA:
E dashur Virgjëreshë, binomi Mars-Venus nuk është në pozicionin më të favorshëm për momentin dhe duket se do t’ju bëjë që ta humbisni durimin. Pavarësisht se gjakftohtësia është një nga cilësitë tuaja më të mira, ka raste kur edhe ju e keni të vështirë të përmbaheni. Yjet ju këshillojnë që të shkëputeni nga situatat e dëmshme për ju. Deri tani ia keni dalë mbanë me sukses.
PESHORJA: E dashur Peshore, horoskopi i javës nga data 6 deri në 12 shkurt për ju është një melodi e përsosur, në të cilën të gjithë tingujt bashkohen në një harmoni premtimesh dhe faktesh. Jeni shumë të bindur se diçka e bukur dhe e rëndësishme do t’ju ndodhë dhe, në fakt, edhe nëse nuk jeni ende plotësisht të vetëdijshëm për këtë, tashmë jeni plotësisht të përfshirë në vorbullën e gëzimeve. Shijojeni këtë periudhë dhe argëtohuni.
AKREPI: I dashur Akrep, gjithçka që të nevojitet është dashuria. Dihet që për ty dashuria duhet të jetë tronditëse, e ndërlikuar, por a nuk është bukur që herë pas here të shijosh periudha të tilla? Një mijë violina luajnë në parajsë për ju dhe të zgjedhurin e zemrës suaj, të cilat mund t’i shijoni pa dramë dhe në qetësi të plotë.
SHIGJETARI: I dashur Shigjetar, java në vijim do t’ju gjejë të shqetësuar, gati-gati të paduruar. Dihet që kjo është një periudhë e ndërlikuar, kur keni shumë gjëra në mendje që ju shtojnë dyshimet dhe ankthet, por përpiquni të mendoni për ata që janë pranë jush dhe që vuajnë nga humori juaj i keq, kur e vetmja gjë që do të donin do të ishte që t’ju ndihmonin.
BRICJAPI: Të dashur Bricjapë, fillimi i javës do të jetë për ju shumë i bukur. Ditë të rëndësishme ju presin, tanimë mund të shikoni rezultatet e një pune të madhe, me të cilën jeni marrë gjatë. Me pak fjalë, nëse jeni në prag të një marrëveshje të re, e marta dhe e mërkura janë ditët e përkryera për të negociuar dhe për t’i konkretizuar mendimet dhe veprimet. Merreni këtë si një këshillë.
UJORI: I dashur Ujor, ju jeni të furishëm dhe hiperaktivë si gjithmonë dhe keni të drejtë! Horoskopi për javën nga 6 shkurti deri më 12 shkurt ju ndriçon rrugën me gjithë fuqinë e Diellit, por ju keni në krah në këtë moment edhe shumë yje të tjera që ju ndihmojnë të veproni dhe të bëni realitet objektivat tuaja. Pra, veproni!
PESHQIT: Të dashur Peshq, Venusi i mrekullueshëm është shoqëruesi juaj i përsosur i aventurës, i zemrës, i trupit dhe i imagjinatës që bëhet gjithnjë e më e fuqishme. Ai do t’ju bëjë të ëndërroni për vende dhe ngjarje që më në fund do të vendosni t’i arrini konkretisht pa u druajtur përpara asgjëje. Është një moment shumë i çmuar për ju, shfrytëzojeni sa më shumë!