Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja në çfarë vendi renditen shenjat gjatë datave 10-17 gusht

418

Dashi: Dashi do të mbajë vendin e parë. Mundohuni që të jeni më të organizuar. Asgjë, ose pothuajse asgjë, nuk duhet t’i lihet rastësisë, veçanërisht për gjërat që kanë të bëjnë me çështjet e punës dhe transfertat e parave. Megjithatë, në tre ditët e para të javës do të jetë mirë që të lindurit e kësaj shenje të mos e lejojnë veten të dekurajohen nga pengesat, edhe sepse ato do të shpërbëhen fare.

Demi: Demi do të mbajë vendin e pestë për këtë javë. Do të jeni të favorizuar në aspektin ekonomik. Në datat 9, 10, 13 dhe 14 gusht do të jetë e mundur që të lindurit e shenjës së parë të Tokës të marrin ndihma të natyrës ekonomike. Një ndihmë sa e papritur aq edhe vendimtare për ta. Do të jetë një anëtar i familjes suaj që do t’ju gjendet pranë në momentet e vështira, të cilit duhet t’i jeni shumë mirënjohës.

Binjakët: Binjakët do të renditen në vendin e tetë. Ndonjëherë, të punosh me entuziazëm dhe vendosmëri mund të mos japë rezultatet që prisni. Do të bënit mirë që t’i peshonit gjërat në vend që të hidheshit në veprim. Nxitimi nuk është asnjëherë një këshilltar i mirë. Yjet ju këshillojnë që të veproni me qetësi, sepse bëhet fjalë për një situatë kalimtare.

Gaforrja: Gaforrja do të vendoset në vendin e 10-të. Deri ditën e enjte situata nuk parashikohet fort e mirë. Një valë pakënaqësie ju ka përfshirë. Ky nuk është momenti më i përshtatshëm për të bërë projekte personale ose në çift. Për fat të mirë, ditën e diel gjendja do të ndryshojë për mirë dhe do të mund të merrni në dorë drejtimin e jetës suaj.

Luani: Luani do të mbajë vendin e tretë. Me përjashtim të disa mosmarrëveshjeve që do të keni në datat 11 dhe 12 gusht, java parashikohet e mirë dhe pritet që të keni sukses në realizimin e disa projekteve. Mos u shpërqendroni nga synimet tuaja dhe mos u tregoni të paduruar. Nëse do të dini të tregoheni racionalë, të mirat do t’ju vijnë.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e vështirë. Virgjëresha do të mbajë vendin e 12-të. Fillimi dhe fundi i kësaj jave do të shënojnë dy momente kyçe në jetën tuaj dashurore. Do ta keni të paqartë qëndrimin e partnerit dhe nuk do të dini si të veproni. Edhe pse ndiheni në ankth, do të bënit mirë të mos merrnit vendime të nxituara, për të cilat do të pendoheshit menjëherë.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë e mbarë për Peshoren. Shenja juaj do të mbajë vendin e dytë. Për çdo të papritur në familje, për zvarritje të punëve apo grindje mes partnerëve dhe fëmijëve, të lindurit e Peshores me siguri do të thirren për të zgjidhur çështjen. Ashtu si një superhero i vërtetë, duket se do të gjeni fjalët ose zgjidhjen e duhur për t’u dhënë paqe të tjerëve.

Akrepi: Akrepi këtë javë do të mbajë vendin e gjashtë. Me Venusin dhe Mërkurin në shenjë deri ditën e mërkurë, të lindurit e kësaj shenje do të mund ta përballojnë pjesën e parë të javës me sukses. Me siguri që do të fitoni pikë në sytë e të tjerëve. Bëni kujdes megjithatë ditën e premte, kur Dielli dhe Hëna do të vendosen në prapavijë.

Shigjetari: Shigjetari do të vendoset në vendin e katërt. Këtë javë më shumë se kurrë do të dalë në pah mania juaj për të bërë blerje. Me siguri që në ditët e mesit të javës do të ndjeni dëshirën për t’i plotësuar vetes ndonjë tekë, si blerja e një pajisjeje jashtëzakonisht funksionale ose për të befasuar partnerin duke i bërë një dhuratë të papritur.

Bricjapi: Bricjapi do të jetë në vendin e nëntë. Si në rastin kur bëhet fjalë për të marrë pjesë në një eveniment sportiv, ose për të ndryshuar dietën apo mobilimin e shtëpisë, të lindurit në Bricjap me siguri do ta kuptojnë se duhet të përpiqen shumë për t’i realizuar qëllimet e tyre. Këto objektiva, edhe pse të largëta, do t’i japin një vrull të ri shenjës së Tokës.

Ujori: Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë. Ujori do të mbajë vendin e 11-të. Dita e Hënës së plotë në shenjë, ose e premtja e 12 gushtit, me sa duket do të jetë një moment dhëniesh llogarie, por edhe të vërtetash që do të dalin papritur në sipërfaqe. Ky është një realitet me të cilin duhet të përballeni hapur, të ndërgjegjësoheni dhe, nëse është e nevojshme, të përfshini familjarët tuaj.

Peshqit: Peshqit do të vendosen në vendin e shtatë. Mërkuri dhe Neptuni në prapavijë ditën e hënë dhe të enjte, do të ndikojë negativisht në shenjën tuaj, duke jua prishur humorin. Një qëndrim i heshtur dhe me maturi do të ishte zgjidhja e duhur në këto raste. Të lindurit e dhjetëditëshit të dytë do të jenë më të prirur për aventura sentimentale në fundjavë./living-media.com