Horoskopi javor : UJORI dhe PESHQIT

233

Ujori
Dielli ka hyrë në shenjën tuaj që prej datës 18 shkurt dhe ky kalim ka ndikuar më së shumti në fushën financiare, duke e kthyer vëmendjen te mënyra se si të fitoni para, si t’i investoni dhe se çfarë vlere kanë në jetën tuaj. Mendoni vetëm si të fitoni sa më shumë dhe të tregoni qartë se çfarë aseti me vlerë jeni në vendin e punës. Më datën 17 mars, hëna e re do t’i bashkohet Jupiterit dhe kjo është periudha e duhur që të shkruani objektivat tuaja apo të manifestoni. Bisedoni gjatë me një koleg tuajin, besojini planet atij që ju njeh më mirë dhe ndoshta edhe bashkëpunoni. Rezymenë tuaj mund t’ua punëdhënësve të duhur, me të cilët ëndërroni të punoni. Pasioni dhe vizioni juaj do t’ju çojnë në një tjetër nivel në aspektin profesional. Më 16 mars, Venusi dhe Marsi do t’i bashkohen shenjës suaj, duke ju bërë njerëz më joshës dhe më socialë. Do të shndërroheni në një magnet për të gjithë dhe do të bëni për vete këdo që dëshironi. Nëse nuk keni përfituar nga një mundësi e re emocionuese që ju është dhënë, aftësia juaj për të krijuar lidhje me njerëz me peshë mund të jetë çelësi që ju bëni përpara. Rreth datës 18, hëna e plotë do të ndriçojë në jetën tuaj intime dhe ju do ta kaloni fokusin tek emocionet tuaja, te ndjesitë që keni të vështirë t’i shprehni. Nëse partnerët nuk ndajnë të njëjta ndjenja, është më mirë që të vërtetën t’ua thoni që tani. Do të ndiheni të çliruar dhe triumfues, sepse ndonjëherë është më mirë të jeni vetëm sesa në shoqëri të gabuar. Gjërat do të ndryshojnë pas datës 21 mars, sepse Dielli do të ndikojë në fushën e komunikimit dhe oreksi juaj për t’u socializuar me të tjerët do të jetë më i madh. Dëshira për të krijuar projekte të reja me miqtë nuk ju mungon.

Peshqit
Ky është pikërisht sezoni juaj dhe që prej mesit të muajit të kaluar, jeni mbushur plot energji dhe vetëbesim. Popërpiqeni në maksimum për të realizuar projektet tuaja që kanë të bëjnë me pasionin, por edhe ambiciet që keni prej kohësh. Nëse ende nuk e keni të qartë se çfarë doni të arrini, në datën 22 mars gjërat do të kthjellohen me ardhjen e hënës së re. Kjo do të jetë një mundësi unike për të zbritur me këmbë në tokë dhe për të qenë më realistë. Hëna dhe Jupiteri do të bashkohen, ndaj ky është momenti i duhur për frazën “O gjithçka, o asgjë”. Në datën 19, Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të keni një gjuhë më krijuese, më bindëse, te propozoni ide dhe të diskutoni mbi ide artistike. Hëna e plotë e datës 18 do të ndikojë më së shumti në sferën e ndjenjave dhe dramat mes jush do të shtohen. Jeni duke reflektuar apo duke vendosur një ekuilibër mes nevojave tuaja apo të partnerit/es. Ju këshillojmë të jeni pikërisht ju miqtë më të mirë të vetes. Mbajini sytë hapur dhe kini vullnet të mësoni sa më shumë nga marrëdhëniet e mëparshme. Pranvera do të sjellë një mal me mundësi të mira financiare për ju, sidomos pas datës 20 mars, kur Dielli kalon në shenjën tuaj./living-media.com