Horoskopi javor/Virgjeresha, Luani

136

Javor 15-21 Nëntor

VIRGJËRESHA

Do të përjetoni një javë vërtet fantastike, veçanërisht për sa i përket dashurisë, që do të jeni të favorizuar falë hyrjes së Hënës në shenjë. Me shumë fat do të jenë sidomos tri ditët e para. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për fizikun tuaj. Ata që kanë shtuar disa kilogramë më tepër, duhet të fillojnë një dietë. Disa do të jenë më të orientuar drejt qendrave estetike. Në fundjavë do të përjetoni momente tensioni, por që do të jenë kalimtare. Vendi i gjashtë për Virgjëreshën.

Javor 15-21 Nëntor

LUANI

Kjo do të jetë një javë jo dhe aq interesante dhe gjithashtu mjaft e ngarkuar. Ditët e mesit të javës do të jenë më të sikletshmet, por edhe më domethënëset për sa i përket sektorit të punës. Shfrytëzojini sa më shumë njohjet që keni për të përfituar një ngritje në detyrë. Një lidhje gjatë verës duket se ju ka lënduar keqazi. Edhe pse nuk ndiheni mirë kur mendoni për gjëra të tilla, duhet ta bëni që të shpëtoni njëherë e mirë nga e shkuara. Gjithçka do të shkojë më së miri dhe së shpejti do t’ju kthehet qetësia. Luani do të mbajë vendin e tretë.