Horoskopi nga Branko për daten 8 shkurt 2022

304

Dashi

Nuk ka asgjë të keqe të dëshironi të shijoni gjërat më të bukura në jetë, por janë miqësitë dhe marrëdhëniet tuaja të ngushta ato që do t’ju sjellin më shumë kënaqësi. Kjo është një kohë e mirë për të investuar në marrëdhëniet tuaja. Dikush shpreson të bëjë një angazhim të përbashkët me ju. Vetëm koha do ta tregojë nëse keni qenë duke bërë gjënë e duhur.

Demi

Dikush do t’ju bëjë të qeshni kur t’ju akuzojë se jeni shef ose dominues. Për sa u përket juve, ju thjesht po përpiqeni t’u jepni atyre disa këshilla dhe udhëzime. Të jesh mbështetës nuk do të thotë të jesh dominues. Megjithatë, nëse ata duan, mund të jetë argëtuese dhe interesante ta lini një partner të marrë drejtimin.

Binjakët

Nëse shfaqja e interesit për atë që po bën një partner apo kolegu duket se i bezdis, mos e vrisni mendjen. Lëreni. Mungesa e papritur e shqetësimit tuaj do t’i bëjë ata të ulen dhe të mendojnë më shumë për ju.

Gaforrja

Diçka po ju shtyn të mos bëni asnjë lëvizje për një lidhje. Jeni të shqetësuar se nuk do t`ju pranojë. Nuk do ta zbuloni derisa të pyesni. Varet vetëm nga ju nëse nuk doni ta humbni këtë shans për një lidhje romantike.

Luani

Nuk dëshironi që njerëzit të mendojnë se jeni pesimistë dhe as se jepni premtime kot. Fillimisht shikoni sa kohë keni në dispozicion për të realizuar një premtim që jepni. Do të dëshironit të mos kishit dalë vullnetarë për këtë detyrë, por do të gjeni një mënyrë për ta bërë më të lehtë.

Virgjëresha

Në vend që të përpiqeni të kënaqni njerëzit e tjerë, do të ishte e mençur të merreni me veten dhe me diçka që doni vërtet të bëni. Dikush po përpiqet t’ju bindë të provoni diçka ndryshe, por nëse ideja nuk ju tërheq, mos u përfshini.

Peshorja

Nga një këndvështrim logjik mund të shihni disa arsye pse plani i një kolegu nuk do të funksionojë. Dikush po tërhiqet nga entuziazmi, por nuk i ka konsideruar vërtet pasojat e veprimeve. Pasi të hasin disa probleme, do t’ju drejtohen juve për një zgjidhje logjike.

Akrepi

Kujdes me një mik apo koleg që vazhdon të bëjë gabime të pakujdesshme. Mund ta humbisni lehtësisht durimin, por mendoni për ndjenjat e tyre. Sapo të kuptoni pse dikush po vepron çuditshëm, ndjeshmëria juaj e natyrshme do të rikthehet. Ndjeshmëria ndaj të tjerëve do të ndihmojë shumë për ta bërë ditën më pak stresuese.

Shigjetari

Nuk do mund të heshtni kur do donit të shprehnit mendimet tuaja. Ju keni më shumë për të thënë se të gjithë ata që ju rrethojnë, por edhe ata do të duan të dëgjohen. Do të vijë koha kur do të keni mundësinë për të transmetuar pikëpamjet tuaja. Deri atëherë tregoni interes për atë që të tjerët kanë për të thënë.

Bricjapi

Nuk përfiton asgjë nëse mendon vetëm për dyshimet dhe pasiguritë e tua. Nëse nuk mendoni se po i përmbushni pritshmëritë e një kolegu të vjetër, gjithçka që duhet të bëni është të pyesni nëse ka diçka që nuk shkon dhe si mund të ndryshohet kjo? Sa më shumë ndershmëri në punë dhe marrëdhënie, aq më të forta do të bëhen.

Ujori

Partneri ose miku juaj më i mirë do të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Ju mund t’ju duhet t’i bindni në mënyrë diskrete që të bëjnë një hap prapa nga një situatë e diskutueshme. Bindini ata të largohen kur të bëhet e qartë se ata duan t’i kthejnë mbrapsht dikujt që i ka bërë keq.

Peshqit

Nëse keni një dyshim mbi partnerin tuaj, shkoni dhe pyeteni direkt. Mos i diskutoni me askënd dyshimet tuaja. Përndryshe do të jetë partneri ai që do mendojë se jeni ju ai që e keni tradhtuar.