Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë kanë parashikuar yjet për këtë javë, 13-19 dhjetor

110

DASHI: Do të keni disa konflikte, veçanërisht në mesjavë. Mundohuni që pësimi t’ju bëhet mësim. Kështu, do të jeni më të përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë. Jeni në vështirësi financiare, prandaj investimet nuk rekomandohen! Mos u lodhni me shqetësime të kota dhe nëse mundeni, shmangini përgjegjësitë e tepërta. Nëse do t’ju ngarkojnë detyra të reja, mendohuni mirë përpara se të pranoni. Në dashuri dhe në familje do të duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të durueshëm. Merreni veten me të mira, duke shkuar tek estetisti, duke bërë shëtitje në ajër të pastër. Qëndrimi i tepruar në ambiente të mbyllura nuk është i mirë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

DEMI: Gjatë kësaj jave do të jeni të paqartë për situatën tuaj sentimentale. E mira është që të sqaroheni përpara ardhjes së festave, pasi duket sikur keni humbur dhe se nuk dini më si të veproni. Mund të mendoni për një gabim që keni bërë në të kaluarën, por përpiquni të mos e mbani mendjen tek e shkuara. Përqendrohuni më shumë tek e ardhmja. Keni pasur disa probleme në familje, por me dashuri dhe dialog gjithçka mund të zgjidhet. Ata që janë në marrëdhënie pune ose vazhdojnë studimet, të bëjnë kujdes nga e mërkura e në vazhdim, sepse dikush mund t’i fusë në grackë. Mbani distancë dhe mos u përfshini në problemet e njerëzve të tjerë. Kujdes çfarë thoni, sepse fjalët tuaja mund të keqkuptohen. Bëni kujdes edhe me shpenzimet, që të shmangni problemet financiare.

BINJAKËT: Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju që nuk e pëlqeni monotoninë dhe të qëndruarit në një vend. Do të keni shumë gjëra për të bërë në këtë prag festash. Mos harroni megjithatë periudhën në të cilën po jetojnë dhe mos e humbni vigjilencën, respektoni distancën dhe rregullat e higjienës. Mos e stërmundoni veten dhe bëni një agjendë të punëve që do të kryeni. Situata familjare dhe sentimentale parashikohet e mirë dhe do të ketë zhvillime të reja. Edhe ata që janë në çift prej vitesh do të ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Për beqarët parashikohen takime të reja emocionuese me një person që ju simpatizon shumë.

GAFORRJA: Bëni durim, pasi në fund të kësaj jave do t’i lini pas të gjitha shqetësimet. Vazhdoni të qetë në rrugën tuaj pa u shpërqendruar nga gjërat e parëndësishme. Të dielën më datë 19 dhjetor Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe pritet që të nisë një javë më e mirë se kjo. Mos harroni se çdo e keqe e ka një të mirë, sepse siç ndodh rëndom, njeriu mëson nga gabimet e kaluara. Kujdesuni për shëndetin dhe kuroni dhembjet e kyçeve. Situata financiare parashikohet e mirë, edhe nëse do të tundoheni të bëni blerje të mëdha. Mos u bëni impulsivë, yjet rekomandojnë të merrni kohë për të reflektuar në lidhje me atë që dëshironi vërtet dhe mos harroni se jo gjithçka që shkëlqen është flori. Mos e lakmoni gjënë e tjetrit.

LUANI: Në aspektin profesional situata nuk paraqitet fort e mirë. Do të jetë një javë e mbushur me shqetësime, por në aspektin shëndetësor do ta merrni veten, sidomos nëse keni qenë duke luftuar me një sëmundje të keqe. Do të përfshiheni nga atmosfera festive dhe do të ndiheni më mirë shpirtërisht. Organizimi i mirë është gjithçka, veçanërisht në sferën e punës dhe të familjes. Çlirohuni nga gjërat që nuk ju nevojiten më dhe lini vend për gjërat e reja që do të bëhen pjesë e jetës suaj. Diçka mund t’jua prishë ekuilibrat, por deri në pranverë situata do të jetë qetësuar. Do të viheni në provë të vështirë, por mos u tërhiqni përpara vështirësive. Ndjenjat në çift mund të jenë zbehur, mbase është rasti që të ktheni faqe pa mbajtur mëri.

VIRGJËRESHA: Pritet që kjo të jetë një javë e çmendur, gjatë së cilës do të përpiqeni të përmbushni objektivat që i keni vënë vetes vitin e kaluar. Gjithë ky tension mund t’ju shkaktojë shqetësime fizike, prandaj mundohuni ta ndryshoni stilin e jetës sedentare. Ushtrimet do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju garantojnë një gjumë të qetë. Marrëdhënia në çift nuk po shkon fort mirë, por me dëshirë dhe vullnet mund të rregulloni gjithçka. Pra, kapeni demin nga brirët dhe planifikoni diçka emocionuese për të bërë në fundjavë. Të dielën, Hëna e plotë te Binjakët do të ngjallë entuziazëm në shenjën tuaj. Për të qenë sa më të suksesshëm, zgjeroni horizontet tuaja. Përqendrohuni në ato gjëra që nuk i keni përfunduar pa u vonuar më tej.

PESHORJA: Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me gjallëri. Ata që gjatë gjysmës së parë të dhjetorit nuk kanë qenë mirë me shëndet, tani do ta marrin veten. Disa ngjarje të paparashikuara mund të kenë shkaktar vonesa në punët tuaja, por do të jetë mirë të mos nxitoni, pasi rrezikoni të përkeqësoni situatën. Pritet që të keni të reja pozitive, edhe sepse kohët e fundit keni hequr dorë nga disa gjëra në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Rritjet e çmimeve ju kanë prekur edhe ju, por nuk është mirë ta privoni veten nga shumë gjëra vetëm për të kursyer pak. Përpiquni të përqendroheni te shëndeti dhe mirëqenia psikofizike para çdo gjëje tjetër. Në aspektin profesional do t’ju duhet të merreni me zgjidhjen e disa problemeve, por mos u dekurajoni përballë vështirësive.

AKREPI: Ky ka qenë një vit plot peripeci. Edhe nëse nuk i keni arritur objektivat që i kishit vënë vetes, mos u dekurajoni, por nisjani nga e para. Keni disa plane të mëdha për vitin 2022, megjithatë përpiquni të mos e teproni siç bëni gjithmonë. Gjatë javës do t’ju duhet të bëni disa punë. Kërkoni ndihmë, nëse nuk ia dilni dot mbanë, ose delegoni punët aty ku është e mundur. Një organizim i mirë është baza e gjithçkaje, ndaj mësoni të planifikoni. Kushdo që ka fëmijë të vegjël do të duhet të marrë pjesë në ngjarje emocionuese që i prekin personalisht. Në fundjavë do të bëni ekskursione dhe shpenzime të mëdha. Kujdes nga problemet e tretjes që mund të ndikojnë në fizikun tuaj.

SHIGJETARI: Edhe pse këtë javë nuk do të keni një gjendje shumë të mirë shpirtërore, do të arrini gjithsesi të përfundoni diçka të rëndësishme. Do të keni mundësi të reflektoni dhe të bëni një bilanc të jetës suaj. Hiqni qafe modelet e vjetra, që nuk ju çuan askund. Nëse ndiheni të pashpërblyer, merrni rrugë të tjera dhe mos i nënvlerësoni shtigjet e pashkelura. Tregohuni mendjehapur dhe mos bëni gjykime të nxituara. Të vetmuarit do të lidhin miqësi me njerëz të rinj, që mund të kthehen në diçka më shumë verën e ardhshme. Të dielën pritet që të merrni lajme të rëndësishme. Kushtojini vëmendje dietës tuaj, mos e teproni me ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Dikush mund të ketë probleme me dhëmbët dhe duhet të shkojë te dentisti. Deri në janar do të duhet të kontrolloni makinën ose të rinovoni sigurimin.

BRICJAPI: Pritet që kjo të jetë një javë e larmishme. Në pjesën e parë do të jeni mjaft të angazhuar dhe do të jepni më të mirën në çdo sektor, nga puna e deri te çështjet familjare. Problemet do të fillojnë të shfaqen pas ditës së mërkurë. Mund të filloni të ndjeni lodhje për shkak të stresit. Mundohuni që të mos e mbingarkoni veten me punë. Gjatë fundjavës dikush do t’ju përfshijë në një aktivitet që do t’ju shkëputë nga rutina e përditshme. Do të keni mosmarrëveshje brenda familjes. Ata që ende jetojnë me prindërit ose që kanë fëmijë në varësi, duhet të përpiqen të jenë tolerantë dhe të vendosin veten në vendin e tjetrit. Kushtojini rëndësi fizikut tuaj. Një telefonatë ose një mesazh nga një person i veçantë për ju do t’ju bëjë të lumtur.

UJORI: Kjo javë e tretë e dhjetorit do të jetë e mbushur me angazhime. Do të keni afate për të përmbushur dhe zgjedhje për të bërë. Kërkoni ndihmë nëse do të lindë nevoja dhe mos e stërmundoni veten. Ndani punën nga jeta private dhe mos fajësoni të dashurit tuaj nëse diçka nuk shkon si duhet, sepse nuk është e drejtë! Tani për tani keni shumë përgjegjësi mbi vete, ndaj mësoni të thoni “jo”. Dikush do t’ju drejtohet për këshilla ose për t’ju kërkuar një nder. Përpara se të pranoni, mundohuni që t’i jepni peshën e duhur çdo situate. Dashuria në çift duket se është zbehur. Tani me rastin e Krishtlindjes mund të afroheni sërish, por gjatë vitit 2022 shumë çifte mund të përfundojnë në ndarje. Në çdo rast, përpiquni të përqendroheni te vetja dhe tek ata që ju duan vërtet. Jeni munduar shumë për ata që nuk e meritojnë!

PESHQIT: 2021-shi ka qenë viti i ndryshimeve të mëdha. Dikush ka bërë hapa të mëdhenj përpara në nivel profesional ose ndërpersonal. Megjithatë, viti 2022 do t’ju rezervojë ndryshime të tjera dhe do t’ju nxjerrë nga gjendja e ngërçit në të cilën keni rënë. Me njeriun e duhur në krah, do ta keni më të lehtë të ndiqni rrugën që keni zgjedhur. Kjo do të jetë një javë e mbushur me punë. Mundohuni që të përfshiheni në atmosferën e Krishtlindjes, edhe nëse nuk keni shumë dëshirë. Po ta mendoni mirë, koha kalon shpejt, prandaj mos u bëni ju shkak për ta prishur atmosferën festive. Për beqarët parashikohen takime interesante, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale. Krijoni një rutinë të re për veten tuaj dhe mos e teproni me ëmbëlsirat dhe ruhuni nga i ftohti. Marrja me aktivitet fizik ju bën mirë për trupin edhe mendjen. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara.