Horoskopi per diten e premte, 25 Shkurt 2022

405

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e bukur gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe doni dhe do buzëqeshni ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sot. Mundësitë për te gjetur personin e ëndrrave do jene me te mëdha se kurrë. Ne planin financiar nuk ehte koha për te filluar operacione te mëdha dhe te rrezikshme. Beni durim.

Demi
Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne planin financiar. Kujdes me hapat qe do hidhni.
Binjaket

Jeta ne çift nuk do përbejë asnjë problem gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni ëndërruar do iu plotësohet, por ne asnjë mënyrë mos kërkoni diçka me ngulm. Beqaret do ndihmohen nga Urani. Ka shume gjasa qe takimi qe keni pritur te ndodhe gjate kësaj dite. Te ardhurat do kenë përmirësime te ndjeshme. Disa mund te nënshkruajnë edhe kontrata te rëndësishme.

Gaforrja
Një gjë është e sigurte gjate kësaj dite: ju nuk do kënaqeni me asgjë. Partneri do beje çmos t’ua plotësojë dëshirat, por ju do kërkoni gjithmonë e me tepër. Ndryshoni sjellje para se ai ta beje këtë. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri. Edhe sot do jeni te vetmuar. Nëse nuk doni qe situata financiare te vazhdoje te jete e paqëndrueshme, merrni sa me pare masa dhe ulni shpenzimet.

Luani
Do kaloni momente te shumta intimiteti gjate kësaj dite dhe do ndiheni si ne ëndërr pranë atij qe dashuroni. Edhe njëherë tjetër do ndiheni me fat qe jeni ne krahët e tij. Beqaret nuk duhet te fillojnë angazhime kote se koti. Me mire qëndroni vetëm dhe te qete sesa ne një lidhje dhe nervoze. Financat nuk do jene shume te këqija nëse shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Virgjeresha
Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do debatoni me atë qe keni ne krah dhe here do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Për beqaret do jete dite e favorshme për takime. Bëjini sytë katër qe ta gjeni shpejt personin e duhur. Ne planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shume gjerat do rrjedhin me se miri dhe mund te hiqni disa para mënjanë.

Peshorja
Ne jetën ne çift do mbizotëroje një klime harmonike gjate kësaj dite. Partneri do iu beje një propozim interesant për te cilin duhet te mendoheni seriozisht. Po vendoset, nuk do ketë kthim prapa. Beqaret do përdorin te gjitha aftësitë e tyre për te bere për vete personin qe iu pëlqen. Mundësitë janë qe t’ia dilni. Financat nuk do përbejnë asnjë problem, kështu qe qetësohuni.

Akrepi
Asnjë planet nuk do ndikojë sot ne jetën tuaj sentimentale. Do jeni te lirë te bëni çfarë te doni që emocionet te shumëfishohen. Ata qe janë te martuar do mendojnë një darkë me familjarët dhe me miqtë. Nëse jeni beqarë do takoni një person te veçantë i cili mund t’ua ndryshojë jetën. Mos u dorëzoni para problemeve financiare, por përballuni me to.

Shigjetari
Shmangni sa te mundni kërkesën e llogarisë dhe autoritetin ne çift sot sepse partneri nuk do e duroje dot këtë. Tregohuni diplomate dhe te kujdesshëm. Jeni beqare dhe po kërkoni një lidhje te qëndrueshme? Duhet te prisni edhe pak, sot nuk është dita e duhur. Merruni pak me tepër me menaxhimin e financave gjate kësaj dite dhe shmangni shpenzimet e mëdha.

Bricjapi
Çiftet do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi vetëm për dashuri platonike gjate kësaj dite. Do bënit mire te mos ëndërronit me shume sesa duhet sot sepse do përballeni me zhgënjime me vone. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do iu mbështesë. Ekuilibri do mbizotëroje gjate gjithë kohës.

Ujori
Duke filluar qe sot do e largoni rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni me mire. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni diçka interesante e te veçante. Beqaret me shume gjasa do fillojnë nja aventure emocionuese dhe drithëruese. Përgatituni edhe për te papritura te këndshme. Te ardhurat do përmirësohen pak nga pak nëse vazhdoni te tregoheni te matur.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur dhe do jetoni ne një ambient mjaft harmonik. Bashkëpunimi me partnerin do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Ndikimi i yjeve për jetën sentimentale te beqareve do jete pozitiv. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Financat kërkojnë një menaxhim me te mire dhe me te kujdesshëm.