Horoskopi për sot e Dielë 22 maj 2022″ Nga Russell Grant//

327

Dashi

Familja juaj do të jetë më mbështetëse nga sa prisni. Kthehuni tek ajo për siguri. Normalisht, ju nuk hezitoni të filloni aventurat. Po kjo situatë është paksa e ndryshme. Ju nuk doni të prishni jetët e të dashurve tuaj. Diskutojini planet tuaja me ta. Përfundimi i një transaksioni financiar do të forcojë gjendjen tuaj financiare. Paratë që do vijnë hiqini mënjanë për pensionin. Ju keni instinkte të mëdha për ndërtimin e mirëqenies, dëgjojini ato. Disa lëvizje vendimtare do të rrisin shumë të ardhurat tuaja.

Demi

Më në fund keni një mundësi për t`u larguar dikku e për t`u argëtuar. Shkoni në një vend që ka ngjallur gjithmonë interesin tuaj. Do dashuroheni me atë vend dhe mos u çuditni nëse shprehni dëshirën për të jetuar aty. Një ndryshim i madh jetësor ështërrugës. Mund ta luftoni ose ta përqafoni atë. Rehatohuni dhe Universi do jetë në anën tuaj.

 

Binjakët

 

Të ardhurat janë vazhdimisht në rritje. Ka një treg të madh për idetë e ndritshme. Aftësia juaj për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja hap rrugën drejt pasurisë. Sapo të keni kursyer të holla të mjaftueshme, do të keni mundësi të blini një shtëpi të ëndërruar. Kohët e fundit, ju keni lëvizur nga një ngjarje në një tjetër. Do të duhet kohë për të përpunuar gjithçka që keni parë dhe mësuar. Pushoni pak.

 

Gaforrja

 

Ju jeni shumë popullor dhe njerëzve u pëlqen të rrinë me ty. S’është për t’u habitur që drejt jush nuk kanë fund ftesat për festa. Merrni pjesë në një mbledhje festive që premton të jetë shumë zbavitëse. Do të merreni me çështje që lidhen me financat dhe romancën. Një ide e fortë do të funksionojë. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj skeptikëve dhe vendoseni këtë plan në lëvizje.

 

Luani

 

Është koha për të ndjekur në mënyrë agresive ëndrrat tuaja. Mos i diskutoni planet me skeptikët. Ata nuk do ta kuptojnë atë që po bëni dhe do të përpiqen t’ju dekurajojnë. Besojini intuitës tuaj. Ajo ju tregon rrugën drejt lumturisë. Një mundësi e jashtëzakonshme karriere do të vijë në prehërin tuaj. Do merrni kënaqësi të jashtëzakonshme nga nisja e një biznesi.

 

Virgjëresha

 

Një mik i afërt do ofrohet për t’ju ndihmuar me një projekt që është duke ju dalë jashtë kontrollit. JU merreni me detajet, kurse ai me të përgjithshmen. Së bashku, do të dorëzoni një projekt të suksesshëm. Jeni në prag të një arritjeje të jashtëzakonshme. Shpërblejeni veten me një dhuratë. E meritoni.

 

Peshorja

 

Ju jeni në gjendje të jepni një mesazh të fuqishëm nga të gjithë, në sajë të aftësive tuaja të rëndësishme diplomatike. Mos u habitni kur t?ju ofrohet një pozicion fitimprurës, udhëheqës. Fundi i një padie apo problemi tatimor është arsye për të festuar. Ndaloni dhe merrni frymë thellë. Ndiqni një program fituesi dhe jetoni shëndetshëm.

 

Akrepi

 

Jeta në një kulturë të ndryshme do të jetë çliruese. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të udhëtuar jashtë shtetit. Kjo përvojë do t’ju bëjë të rishqyrtoni besimet tuaja dhe të jetoni në një mënyrë më të shëndetshme. Një marrëdhënie e ngushtë do sjellë stabilitet në jetën tuaj. Në vend që ta bëni të gjithë punën vetë, do të jeni në gjendje të delegoni detyrat. Mos harroni të tregoni vlerësimin tuaj të vazhdueshëm me dhuratat, lavdërimet dhe aktet e shërbimit.

 

Shigjetari

 

Bashkimi i forcave me një udhëheqës të respektuar do të funksionojë në avantazhin tuaj. Mos kini frikë të jeni në hije. Ju fitoni admirim kudo që shkoni. Një punë fitimprurëse do t’ju jepet. Falë kësaj, ju do të jeni në gjendje të krijoni një rutinë relaksuese që ju jep më shumë kohë të lirë. Jepini vetes një mundësi të artë për të përmirësuar situatën tuaj të punës.

 

Bricjapi

 

Shtojini erëza një marrëdhënieje të ngushtë. Nëse nuk keni pasur shumë mundësi për intimitet me partnerin tuaj, drejtohuni në një vend bregdetar. Do të jetë kënaqësi të largoheni nga punët e shtëpisë dhe të humbni në krahët e njëri-tjetrit. Është koha për të bërë një festë të madhe.

 

Ujori

 

Ju fitoni shumë respekt në punë. Marrja nën kontroll e një projekti grupi do të rezultojë në një ngritje në detyrë, rritje rroge, ose të dyja bashkë. Nëse jeni duke kërkuar punë, do ta gjeni një përmes lidhjeve familjare. Bindjuni një impulsi për t’u zhvendosur. Lëvizja në një lagje me bukuri natyrore do t`ju emocionojë. Nëse jeni të lumtur atje ku jetoni, rimodeloni shtëpinë.

 

Peshqit

 

Merreni veten me të mira duke i blerë diçka luksoze. Një veshje në modë, aromë e re ose aksesor i bukur do t’ju japë shkëlqim. Nuk ka asgjë të keqe të shijoni gjërat më të bukura në jetë. Askush nuk mund t`ju akuzojë si të cekët. Merrni pak çaste nga orari juaj i zënë për t`u marrë me mesazhet dhe emailet.

Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije./tiranapost.al