I akuzuan për romancë/ Donaldi i revoltuar: Jemi vetëm miq…

66

Banorët prej kohësh kanë aluduar se mes Donaldit dhe Semit ka një marrëdhënie më shumë se sa miqësore.

Të njëjtën jehonë afrimiteti i tyre ka pasur edhe në publik dhe media.

 

Pasi dëgjoi komentet dhe mendimet e banorëve të tjerë, ishte Semi e cila sqaroi një herë e mirë se mes saj dhe Donaldit nuk mund të ketë asnjë marrëdhenië më shumë se sa vllazërore. 

‘’Jemi si vëlla dhe motër. Për shkak të faktit se unë vuaj nga ankthi, marrëdhënia mes meje dhe Donaldit është forcuar pasi kam nevojë për mbështetjen e dikujt’’,- tha Semi.

Sigurisht që jo të gjithë banorët u bindën nga kjo deklaratë, dhe kjo e nxiti edhe më shumë debatin mes tyre.

Donaldi replikoi ashpër se ‘’nuk është aspak e çuditshme të kesh një shoqe dhe se i duket absurd që po gjykohet për këtë çështje’’.