I cilësuar si ‘Zoti i drogës’, Ulsi Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

51

Alket Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë. Balkan Web raporton se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë.

Ndërkohë, Hatia e ka kryer në Shqipëri këtë dënim. Pak ditë më parë ministri Ulsi Manja pohoi se rasti në fjalë ishte specifik dhe se do të diskutonte rastin specifik me homologun e tij italian.

“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër.”, tha Manja më 9 nëntor.

Vetëm pak ditë më vonë erdhi dhe leja, ku i hapet rrugë ekstradimit të Hatisë drejt Italisë.