I fejuari më shau familjen. Kanë lekë dhe duhet të na japin apartament falas. A është normale kjo gjë?

356

ME DUHET VERTETE NJE NDIHME NGA ANA JUAJ NE KETO MOMENTE. JAM 4 MUAJSHE SHTATZENE. MU DESH TE LIJA APARTAMENTIN TIM DJE DHE TE SHKOJ TEK SHTEPIA E MAMIT TIM SEPSE I FEJUARI FILLOI TE ULERISTE DHE TE SHANTE FAMILJEN TIME.

Sipas tij vellai dhe motra ime “jetojne si mbreter” ndersa ne bejme jete “leshi”. Nuk eshte hera e pare qe ma thote kete gje. Pothuajse perdite ma permend qe familja ime ka leke dhe jeton mire ndersa te fejuarin tim e trajtojne sikur eshte nje “hic”

Vellai dhe motra ime jane te dy te martuar dhe kane secili prej tyre apartamente shume te mira ne Tirane. Gjithashtu edhe mami im ka nje shtepi shume te mire po ne Tirane. Babai me ka vdekur para 1 viti. Une dhe i fejuari im jetojme ne Durres.

Do martoheshim tani ne Prill por korona na i prishi planet. Kemi menduar qe ne fund te gushtit te bejme nje dasme te vogel. Mami im me telefonoi para disa ditesh dhe me tha se do na blinte nje apartament te mire ne Tirane ku te jetoj une, i fejuari dhe femija jone. Ajo me tha qe ne do paguajme vetem gjysmen. Gjysmen tjeter te apartamentit do ta paguaje ajo.

Une mendova se ky eshte nje lajm i mrekullueshem por i fejuari im u terbua fare dhe shkalloi nga mendja.

Ai me tha qe ajo duhet te na e dhuronte falas apartamentin. Gjithashtu tha se edhe dasmen duhet ta paguante ajo. “Meqe ajo ka leke qe te na bleje apartament, pse nuk na e pagoi dhe dasmen qe do bejme?” me tha.

Pra qe ti bie shkurt, ai u ankua qe vellai dhe motra ime jetojne shume mire kurse ne nuk kemi kokerr leku.

Tani nuk po e kuptoj kete pune. A ka te drejte i fejuari im apo jo? Duhet te na e bleje mami im apartamentin te gjithin dhe te na e japi falas? A eshte normale kjo gje? A duhet te na e paguaje ajo dasmen? Jam shtatzene dhe jam e frikesuar se mos ndahemi nga keto sherre te perditshme. Perdite me thote qe e urren familjen time ndersa mua me duket se familja ime e do dhe e respekton. Nuk e kuptojne fare perse ai i shan aq shume? Kur po ikja nga shtepia per te shkuar tek mami ai me tha: “Te dhjefsha familjen me nje mut”./shtypketu.com

Si tja bej?