I kontrrolluar në çdo hap /Kush po e përgjon Ramën në ShBA

234

Kryeministrit Edi Rama dikush i është vënë këmba këmbes gjatë vizitës së tij në SHBA. Dhe frytet e këtij përgjimi nuk po mungojnë.

Ai është fotografuar dje rrugëve të Manhatan teksa ndodhet në SHBA për va.ksinën antiC.ovid. Foto është publikuar nga faqja Jeta Osh Qef në Instagram. Rama shihet i shoqëruar nga Endri Fuga, drejtori i Komunikimit në Kryeministri.

Më herët gjatë ditës Lapsi.al publikoi një foto të Kryeministrit nga një drekë pune në SHBA me një klerik ortodoks me origjinë greke, djali i të cilit ka një kompani lobimi dhe marrëdhëniesh publike, si dhe është i afërt me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Ndërsa sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të kreut të qeverisë, Edi Rama, në një qendër tregëtare.

“Në New York prej pesë ditësh për v.a.ksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”, shkruan Berisha.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në SHBA nuk ka dhënë komunikime për mediat, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë./korrieri.al