I mbajti të fshehtë se.kretin e tm.err.shëm, djali i kërkon falje në gjunjë nënës

363

I gjithë publiku i emisionit  “E diela Shqiptare” është prekur shumë nga historia e transmetuar gjatë rubrikës ‘Ka një mesazh’ për ty, ku Uran Sejdini kishte ftuar në studio nënë e tij për ti kërkuar falje për sekretin e tmerrshëm që i kishte mbajtur të fshehur.

Në vitin 2016 Urani humbi babain e tij, i cili prej 16 vitesh  nuk ngrihej nga krevati , dhe lajmin e humbjes së bashkëshortit nuk ja tha nënës së tij sepse dhe ajo në atë kohë ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Nëna e tij Beglia nuk ja fali kurrë të birit që ai nuk ja tha në kohë lajmin  vdekjes së bashkëshortit dhe që ai nuk bëri të mundur që ajo të ishte e pranishme në momentin që burri ndërroi jetë.

Për këtë arsye prej vitesh gjithë mërzitjet ajo i’a ka shkarkuar djalit të saj, duke i folur ashpër e duke e bërë atë fajtor.

Kjo breng e ka bërë Uranin të vuaj prej dy vitesh, i cili ka shpjeguar se arsyeja se përse nuk ja tregoi ishte sepse nuk donte që nënës së tij t’i ndodhte diçka e keqe.

“Për 50 vite e mbajta burrin tim dhe për 16 vite në shtrat dhe ti nuk më solle që t’ia mbyll sytë për herë të fundit” i ishte shprehur e ëma pak para se të përcillte të shoqin për në banesën e fundit.

Që atëherë ajo ka ndryshuar shumë sjellje ndaj të birit dhe është bërë më nevrike dhe nuk ka pasur  më atë dobësi që ka patur më parë për djalin e saj të vetëm Uranin, ajo madje e ka përmendur vazhdimisht si një faj të djalit të saj.

“Nëse ti e ndien që unë nuk jam fajtor, të lutem më premto që nuk do ma përmendësh më derisa të jesh gjallë”, i ka thënë  Urani të ëmës. Ajo nuk është menduar shumë por pasi ka fshirë lotët i ka thënë e vendosur “të kam falur dhe nuk ta kujtoj më asnjëherë”.

Pasi nëna e tij e ka falur Urani është ndjerë më i çliruar nga kjo barrë që sipas tij e ka munduar shumë dhe shpesh herë ka menduar t’i jap dhe fund jetës së tij.  Ai i emocionuar nga falja e saj i ka puthur dorën dhe i është ulur në gjunjë nënës së tij duke  e falenderuar.

Burimi:Panorama.com.al.