I përgëzuar për rolin në luftime, Zelensky shfaqet modest: Situata shumë serioze, nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është!

344

Presidenti ukrainas, Zelensky, në një intervistë të dhënë për CNN, ka thënë se imazhi që i është ngritur këto ditë nuk duhet të jetë në këto nivele.

Ai thotë se situata është serioze, nuk është një film, duke shtuar se nuk është ikonë, por Ukraina është një e tillë.

“Situata shumë serioze, nuk jemi në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është”, tha ai.

Para se të merrte detyrën, Zelensky kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar në Ukrainë për Paddington Bear në një film. Ai gjithashtu kishte një diplomë juridike dhe fitoi detyrën në 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.

Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë”, shtoi presidenti asokohe.(BalkanWeb)./asutimes.com