Kryeministri Edi Rama është pritur në një vizitë zyrtare në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. Pamjet e takimit janë publikuar në faqen e kryeministrit në Facebook.
Kujtojmë që më herët sot ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë përfaqësues të Selisë së Shenjtë.
Sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.