I tha Psikologes “Më është Mërzitur Jetesa”… Ajo ia Zbulon Shkakun me 1 Pyetje të Vetme!

93

Një bashkëshort i lodhur nga rutina e përditshme dhe puna stresuese lë një takim me një psikologe. Ai shkon të bëjë një vlerësim e të qetësohet por përfundon duke kuptuar se ka një tjetër person në jetën e tij që ka nevojë më shumë se ai.
– Me çfarë merreni zotëri, – e pyet psikologia. – Unë punoj me kohë të plotë si financier në një bankë të njohur.

– Po gruaja juaj? – Jo, ajo nuk punon. Ajo është një shtëpiake e thjeshtë. – Po kush e përgatit mëngjesin për familjen tuaj? – Gruaja ime, sepse ajo nuk ka për të shkuar në ndonjë punë. – Në çfarë ore zgjohet gruaja juaj për të bërë mëngjesin? – Ajo zgjohet rreth orës 5 të mëngjesit, sepse fillimisht pastron shtëpinë para se të bëjë mëngjesin, – përgjigjet financieri. – Po fëmijët tuaj kush i dërgon në shkollë?

– Gruaja ime patjetër, sepse ajo nuk punon. – Pas marrjes së fëmijëve në shkollë, çfarë bën ajo? – Ajo shkon të bëjë pazarin, pastaj kthehet në shtëpi për gatim dhe lavanderi. Siç ua thashë, ajo nuk punon. – Po në mbrëmje, pasi të ktheheni në shtëpi nga puna, çfarë bëni, – vazhdon me pyetjet psikologia.

– Shtrihem të pushoj në shtrat, sepse jam i lodhur për shkak të punëve të përditshme. – Po gruaja juaj ndërkohë me çfarë merret? – Ajo përgatit ushqime, u shërbyen fëmijëve tanë, përgatit ushqimin për mua dhe pastron tavolinën ku kemi ngrënë darkë, sistemon shtëpinë dhe dërgon fëmijët në shtrat.

Po ju, cili mendoni se punon më shumë, nga historia e mësipërme? Rutinat e përditshme të grave tuaja fillojnë nga mëngjesi herët deri natën vonë. Dhe kjo quhet “NUK PUNON”?!

Po, të jesh shtëpiake nuk ka nevojë të kesh certifikata studimi apo pozita të larta, por ROLI i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm! Vlerësoni gratë tuaja sepse sakrificat e tyre janë të panumërueshme! Kjo duhet të jetë një kujtesë dhe reflektim për të gjithë ne që të kuptojmë dhe vlerësojmë rolet e secilit. Bëni gjithcka për gruan tuaj!

Kur ajo është e qetë, miliona gjëra po vërtiten në mendjen e saj! Kur ju sheh ju, ajo po pyet veten se përse ju do aq shumë, pavarësisht se ja keni marrë dashurinë si të mirëqenë! Kur ajo thotë se unë do të qëndroj pranë jush, ajo do të qëndrojë pranë jush si një shkëmb i vërtetë! Asnjëherë mos e lëndoni zemrën e saj! Bëni çdo gjë për ta parë buzëqeshjen e saj dhe jini një bashkëshort që e kupton vlerën e një gruaje!/shkollaesuksesit/