Një histori sa emocionuese aq edhe e trishtë vjen nga Britania e Madhe.
Historia ka të bëjë me një burrë dhe qenin e tij, i cili është në ditët e fundit të jetës.
Ai i ka plotësuar enit të tij “dëshirën e madhe të tij”.
Duket paksa e çuditshme, por 57-vjeçari nga Londra, e ka marrë qenin e tij të sëmurë, që nuk i kishte ngelur edhe shumë ditë jetë, dhe e ka çuar të vizitojë vendin e tij të preferuar, majën Peny Fan në Brecon Beacons.
Ai e ka ngjitur në malin e preferuar me një karrocë dore, pasi qeni e kishte të pamundur të ecte.
Ngjarja preku zemrat e të gjithëve dhe fotot kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale