Ia ka sjellë Romeo apo ia ka dërguar Bora? Donaldi mban me vete fatsjellësen e tij (video)

53

Bora ia ka kthyer Donaldit varësen, që ai ia dërgoi në përvjetorin e tretë të njohjes së tyre. Këtë varëse, Bora nuk e largonte nga qafa, derisa Donaldi filloi të puthej e përqafohej me Beatrixin.

Se Donaldi e ka marrë prapë varësen e tij e dëshmon edhe një video ku i shihet varësja. Donaldi i ka dhënë edhe Trixës një unazë. Nuk dimë nëse Trixa do ia kthejë ndërkohë që janë brenda shtëpisë së Big Brother apo kur të dalin, se që do ia kthejë, do ia kthejë.

Aktori i humorit Olsi Bulyku bëri edhe një këngë ku ironozoi gjithë këtë ngjarje me varësen, Donaldin dhe Borën. Gjatë këngës së tij me ironi, Bylyku shprehet se Bora e ka shitur tek Dollari varsen që i dhuroi Donaldi për përvjetorin e lidhjes së tyre.

Donald dhe Beatrix janë çifti më i përfolur i momentit e të dy bashkë ndodhen brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Gjithë rrugëtimi i tyre ka ndodhur para syve të publikut. Në fillim u vu re një afrimitet mes tyre me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.

Pas hyrjes së Romeos, vëllait të Donaldit, fansat, por dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë si më parë.

Në rrjet po qarkullon një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrix, të cilën mesa duket e mori nga Romeo. Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.