Iliri- Palomës/ “Dua të fle” debate dhe lot

58

Mëngjesi nuk ka nisur dhe aq ëmbël për banorët tanë.

Ka qenë Iliri ai që është ngritur nga gjumi me ankesa kundrejt Palomës pasi kjo e fundit nuk e lejon të fle gjatë natës për shkak të pëshpërimave të egzagjëruara.
“Dua të fle dhe ti nuk më lë, nuk kam ardhur të dëgjoj pëshpërimat e tua. Është e disata herë që i bie komodinës për t’ju dhënë sinjal që të pushoni”,- tha Iliri.
Nga ana tjetër Paloma këmbënguli se arsyeja e bisedave të natës nuk është ajo, por Monika.
Debati mes tyre vazhdoi derisa Paloma u përlot nga akuzat dhe gjuha e përdorur nga Iliri