Iran/ Stuhitë e dëborës vrasin 10 alpinistë, disa të tjerë ende të zhdukur

166

Të paktën 10 alpinistë në Iran kanë vdekur në malet në veri të Teheranit pas ortekëve dhe stuhive, thonë zyrtarët.

Vargmali Alborz mbi kryeqytetin është i popullarizuar nga alpinistët dhe skiatorët, por ditët e fundit kanë parë një mot të pazakontë.

Gjysmëhëna e Kuqe ka vendosur 20 ekipe që kanë shpëtuar 14 njerëz, por të paktën shtatë të tjerë janë zhdukur.

Operacioni i kërkimit duhej të ndërpriteshin gjatë natës dhe kanë rifilluar këtë të diel. Midis atyre që vdiqën janë një aktivist politik, një akademik, një mjek dhe një instruktor alpinizmi.

Në një moment të premten, rreth 100 njerëz ishin bllokuar lart në një vendpushim skish kur u prish teleferiku.