Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” i shtang të gjithë, tregon ç’ka ndodhur mes tij dhe Anës: Ka bërë të njejtën gjë dhe me mua

197

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Gega, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Shqipëria Live”, ku u diskutua fotografia që Arjon Luli postoi me Anën 1 që shfaqeshin në shtrat.

Erjoni tha se veprimi i Arjonit ishte i tepruar por diçka e drejtë:

“Nuk jam dakord, por gjesti i tij po tregon një ngjarje që është bërë në “Për’puthen”.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mes meje dhe Anës, pasi kam patur sms dhe telefonata me të edhe jashtë studios”, tha ai.

Sipas tij, telefonata e fundit që kanë patur bashkë ka qenë shkak që ai të largohej nga reality show:

“Telefonata e fundit bëri që Ana të nxirrte fytyrën e tretë.

Ana me mua kishte një brenda emisionit dhe një jashtë tij.

Fytyrën e tretë e nxori në telefonatën e fundit, ku ndodhi një gjest xhelozie nga ana e saj.

Ajo nuk e kuptoi dhe doli nga vetja, duke kaluar në një nivel tjetër”, tha Erjoni.

Ky i fundit shtoi se ka shumë fakte për pjesë që Ana ka qenë shumë ndryshme me të:

“Ana kur ishim jashtë studios me linte përshtypjen se më pëlqente, brenda në studio ndryshe.

Kur shfaq xhelozi do të thotë se ka diçka, nuk besoj se ishin dashurie, por drejt asaj rruge”, tha Erjoni.

Ish-konkurrenti shtoi se i vjen keq për familjen e Anës, ndërsa për këtë të fundit nuk i vjen aspak keq./korrieri.al