Ish vjehrra e saj u nda nga jeta, Tuna prek me fjalët: Do ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet me gjyshen (Foto)

228

Këngëtarja Tuna Sejdiu është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-vjerrës së saj Teuta Berishës. Edhe pse e ndarë nga Patrisi ajo ka postuar një foto në Instagram ku është ai së bashku me nënën e tij dhe djalin dhe ka shkruar se ajo do të jetë përjetësisht në zemrat e tyre. Ajo gjithashtu ka shkruar se do kujdesei që djali i saj mos t’i harrojë kurrë kujtimet që pati me të.

“Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nanën që e deshi aq shumë… Do kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, shkruan Tuna.

Teuta Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për këtë e ka dhënë djali i saj i vogën Patrisi./korrieri.al