Ish zv.ministri: Biznesmenët që abuzojnë me çmimet, të futen në burg dhe t’u sekuestrohet biznesi

303

Ish-zv/ministri i Bujqësisë Alban Zusi, duke komentuar situatën e ditëve të fundit me rritjen e çmimeve, thotë se nëse ka biznesmenë që kanë abuzuar ata duhen gjykuar dhe duhet t’u sekuestrohen bizneset.

“Nëse ka biznesmenë që kanë abuzuar ata duhen gjykuar dhe duhet t’u sekuestrohen bizneset. Ajo që më tremb më shumë është se nëse ata djem vazhdojnë historinë atje dhe ky vend digjet, çfarë do të ndodhë? Do të qëndrojmë më këtu? Ky vend shkretohet sepse nuk ka biznesmen që rri më këtu.

Ky është problemi më i madh dhe nëse ka biznesmenë që duan të vënë dhjamë me këtë situatë duhet të shkojnë para drejtësisë, e duhet t’i konfiskohen pasuritë. Sepse të qenit biznesmen nuk do të thotë të jesh aset social i një vendi, nuk je vetëm për të mbushur xhepat”, u shpreh Zusi në emisionin “Drejt”.

Prej dy ditësh në qytete të ndryshme të vendit dhe në Tiranë kanë nisur protestat për rritjen e çmimeve. Kërohet nga qeveria heqja e TVSH për produktet ushqimore dhe ulja e çmimit të karburanteve. Kryeministri Rama lajmëroi dje se do ndërhyrë përmes një Akti Normativ./Shqiperiaime.com.al