“Isha 20 vjeçe, o goce!…”-Arjola Demiri rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin: Ma imponuan! Ika me vrap kur…

62

Aktorja e humorit, Arjola Demiri, ka rrëfyer herë pas here detaje nga jeta private në shtëpinë e “Big Brother VIP” në lidhje me njohjen me  ish-bashkëshortin, me të cilin ja tre fëmijë.

Aktorja e “Portokallisë” gjatë bisedës me banorët e tjerë, tregoi momentin e parë kur e ka takuar ish-partnerin.

Ajo tha se, nuk dëshironte që ta takonte, por ishin persona të tjerë që e imponuan. Fakti që ishte vetëm 20 vjeç, bëri që ajo të mos mendohej shumë dhe të shkonte në drekën e organizuar për ata të dy.

“Kur e kam pa ish-burrin tim për herë të parë, kam dasht me ik me vrap. Për Zotin, kam dasht me ik nga dreka me vrap. Ma imponuan takimin. Jo me zor, se unë me zor s’kisha shku fare, por në një farë mënyre ma imponuan. ‘Hajde në drekë se do të të njohim me njërin”. Isha 20 vjeç o goce, kot tani. Doja që dhe mua të ma bënte ‘bam’. Edhe takimin e dytë ma kanë imponuar. Por në takimin e dytë nuk erdhi ai që ishte në tavolinë, por erdhi dikush tjetër”,-tregoi Arjola gjatë kohës që po fliste me Kledin dhe me Beniadën ën oborrin e shtëpisë.