“Isha shumë sëmurë”, super modelja shqiptare tregon eksperiencën e vështirë me shtatzëninë e tretë

146

Emina Çunmulaj ka arritur në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe tashmë barku i rrumbullakosur i dallohet. Para pak ditësh modelja publikoi në rrjete sociale video duke u stërvitur në palestër. “Shkojmë. Një tjetër xhiro. Dhe patjetër duke sjellë me vete edhe barkun tim 5 muajsh”, shkroi Emina përkrah videos.

Ndërkohë sot ajo ka ndarë sot me të gjithë ndjekësit eksperiencën e saj të shtatzënisë. Ajo ka treguar se në muajt e parë ka qenë shumë keq nga gjendja shëndetësore dhe se ka qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë në krevat pa lëvizur.

“Isha shumë sëmurë tresemestrin e parë, nuk gatuaja, nuk lëvizja, rrija në krevat, ndihesha keq. Por tani që barku është rritur unë mund të stërvitem pak dhe mund të ha çfarë të dua, sepse në tresemestrin e parë haja vetëm karbohidrate”, ka treguar Emina.

Më pas ajo ka zbuluar se tashmë stërvitet me biçikletën ose bën ecje çdo ditë. Në 11 prill Emina zbuloi përmes një fotografie shumë të ëmbël se është në pritje të një fëmijë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhej në truporet e vajzave dhe të Eminës.

“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja përkrah fotos. Menjëherë pas postimi ajo mori qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh.