Ishin të fshehura në autobusin e udhëtarëve, sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit. Dyshohet se i përkasin…

77

Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara. Sasia e parave është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus udhëtarësh të linjës Shqipëri-Itali.

Policia kufitare ka arrestuar shoferin e parë të autobusit dhe ndihmësin e tij. Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.

Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.