Ishte gati t’i propozonte të dashurës për martesë, vjehrra prish momentin magjik (VIDEO)

74

Besimi se vjehrra “përzihet” sa i përket nuses së ardhshme të djalit, pasi që “asnjë vajzë nuk është e mirë për djalin e saj”, tashmë qarkullon nëpër botë.

Por një nënë ka ndërprerë momentin kur djali i saj po bëhej gati t’i propozonte për martesë vajzës me të cilën ishte në lidhje.

Në fakt djali i ri kishte shkuar me të dashurën e tij në periferi të qytetit, me qëllim që t’i bënte pyetjen emocionuese nëse dëshiron të martohet me të.

Ai kishte planifikuar t’i propozonte partneres me të cilën është marrëzisht i dashuruar, por ishte e ëma e tij që prishi momentin më romantik, duke bërtitur me të madhe: “Jo, jo, jo”!

E kur të gjithë menduan se ai do të vazhdojë me propozimin, djaloshi ia ktheu shpinën dhe shkoi te nëna e tij, teksa i shokoi të gjithë me deklaratën e bërë.

“Nëna tha se e di çfarë është më e mira për mua”, ka deklaroi ky djalë i ri, ndaj të cilit vërshuan një “lumë” komentesh negative për shkak të veprimit të tij.