Ishulli i Kukullave në Meksikë ruan një sekret të tmerrshëm. Do të guxonit ta vizitonit?

96

Me mijëra kukulla plastike, gjenden të varura në pemët e ishullit të tmerrshëm ne Meksikë. Kukullat u vendosen atje për të ndaluar, ulërimat e një vajze të vogël që u gjet e mbytur.

Por, besohet se fantazma e vajzës së vogël, është ende në pyllin e errët dhe vizitorët thonë se mund ta dëgjojnë teksa flet natën dhe sytë e kukullave teksa i ndjekin në pyll. Me qindra turistë e vizitojnë këtë destinacion, pavarësisht se nuk ishte menduar që të ishte një atraksion turistik.

Kukullat e frikshme, të cilat janë të pisëta dhe të varura në pemët e pyllit u vendosen nga një banor i quajtur, Julian Santana Barrera. Ai u zhvendos të jetonte në pyll, pasi vajza e vogël u mbyt atje dhe thoshte se mund të dëgjonte ulërima dhe hapa në errësirë.

Vajza e cila vdiq para 55 vitesh, u gjet në një kanal me kukullën e saj. Julian fajësonte veten që nuk ishte i aftë ta shpëtonte atë, ndaj vari kukullën në shenjë respekti.

Ai filloi të dëgjonte përshpërima, hapa ndaj u përpoq që t’i jepte fund duke varur kukulla rreth pyllit për të vënë në paqe shpirtin e saj. Tani kanë kaluar 18 vjet nga vdekja misterioze e Julianit në atë pyll dhe kukullat mbeten të paprekura. Udhëtuesit dëgjojnë akoma përshpërimat e kukullave ndërkohë që ecin ndërmjet pyllit./K.C/dritare.net