Islami sulmon me vargje: ‘Bre coftina kalbë mbi dhe, der kur t’u tallë me ne?!’

201

Ish-deputeti Kastriot Islami e ka konsideruar si të komanduar, dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, mbrëmjen e së enjtes, pas protestave dhe ka shkuar edhe më tej duke sulmuar me gjuhën e ashpër të poetit të ‘Metamorfozës’:

“Ja sesi do t’i pergjigjej At Fishta, dorëheqjes së komanduar dhe më tej gjoja të pranuar – shkruan Islami.

Ju rrugaça sallahana,

Vagabonda shakllabana,

Rricna t’ndyet, mikrobe të kqij

Qi të mjerës moj Shqipni

Kthelltë hi i keni në mushkni

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

Der kur ju, t’u tallë me ne,

Do t’na qelbi fis e atdhè?!