Italia mbyll TikTok-un pas vd ekjes së 10-vjeçares në një sfidë

228

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vd.ekjen aksidentale të një 10-vjeçareje që duket se mori pjesë në një sfidë në rrjetin e ndarjes së videove TikTok.

Hetimi vjen ndërsa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht aksesin në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të provohet saktësisht. Sipas kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjec. Vajza vd.iq në një spital në Palermo pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjecare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësinë e kompanisë kineze “ByteDance”, tha të premten se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvr.asjes.

“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rr.ezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha në një deklaratë më vonë të premten se do të bllokonte rrjetin e medias sociale me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, datë në të cilën rrjeti duhet të plotësojë kërkesat e rregullatorit. Eskpertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rreziqet e sfidave që ndërmerren nga të rinj.

Prindërit e vajzës, thanë për la Repubblica-n, se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë miz.ori”, tha ai./korrieri.al