Izrael, pacienti vdes 2 orë pas vaksinimit me Pfizer, nisin me urgjencë hetimet

171

Burri u vaksinua rreth orës 8:30 në klinikën Clalit. Ai qëndroi aty për një kohë të shkurtër, për të siguruar që nuk kishte efekte anësore. Kur ai u ndje mirë, klinika e la të lirë.
IZRAEL-Një 75-vjeçar nga Izraeli vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Cheyz Levz, i cili ka thënë se ka nisur hetimi për këtë çështje.

”Burri kishte vuajtur nga sulme në zemër në të kaluarën, por ka nisur hetimi,”-ka thënë ministria.
Burri u vaksinua rreth orës 8:30 në klinikën Clalit. Ai qëndroi aty për një kohë të shkurtër, për të siguruar që nuk kishte efekte anësore. Kur ai u ndje mirë, klinika e la të lirë.
Ditën e sotme, Izraeli ka vaksinuar 380,000 qytetarë me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Ndërsa, sipas Ministrit të Shëndetësisë Yuli Edelstein, 99,000 njerëz u vaksinuan ditën e djeshme./korrieri.al