Ja pse nuk duhet të flini me flokët e kapur bisht!

85

Çdo vajzë kujdeset në mënyra të ndryshme për flokun e vet. Kjo sepse flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Dhe ndërsa ne shpenzojmë gjithë ato lekë për produkte të ndryshme që të na duken flokët bukur, shpesh bëjmë dhe gabime. Pra, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje gjërave të vogla dhe të ndryshojmë rutinën, në mënyrë që mos i dëmtojmë flokët. Dhe një nga këto gjëra të vogla është edhe kapja bisht e flokëve.

Nuk duhet ta bëni më këtë gabim. Pse?

Në radhë të parë sepse presioni do t’iu shkaktonte rënie flokësh. Së dyti mund ta ndryshojë pamjen e flokut tuaj, do t’iu duken shkallë-shkallë, pasi një pjesë ka rënë.

Gjithashtu, mund të shkaktojë një “sëmundje” që quhet alopecia. Alopecia është një gjendje ku flokët humbasin nga të gjitha ose nga disa pjesë të trupit. Tërheqja e vazhdueshme shkakton këtë gjendje, pasi dëmtohen gjëndrat e flokëve.Mbajini flokët sa më lirë. Ose bëjini gërshet, ose zgjidhur, sado bezdisëse të jetë.