Ja si dënohen turistët në këtë shtet nëse nuk mbajnë maskë

231

Nëse ecën pa maskë dhe të ndalon policia në Bali, ke dy mundësi: ose paguan gjobën (rreth 5 euro), ose, nëse nuk ke para’ me vete, duhet të bësh 15 pompa në rrugë.

Ky rregull nuk vlen vetëm për vendasit, por edhe për turistët. Disa video të postuara së fundmi nga ishulli në Indonezi, tregojnë turistët që detyrohen të bëjnë pompa në temperatura shumë të larta. 50 pompa kush nuk mban maskë, 15 pompa kush është veshur më lehtë seç duhet.

Autoritetet në Bali kanë shpjeguar për turistët se kush nuk respekton rregullat kundër koronavirusit, edhe mund të dëbohet nga vendi.