Ja si do jetë e ardhmja juaj sipas shenjave Zodiakale! Kjo shenjë ka lindur per tu bere i pasur

583

Ju që besoni në astrologji, në këtë artikull keni të renditur shenjën tuaj të horoskopit dhe çfarë zbulon ajo për jetën tuaj në të kaluarën. Shumë interesant është fakti, se karakteristikat në jetën tuaj në të kaluarën, tregojnë shumë për ju, në të tashmen.

Dashi

Nëse jeni një dash, atëherë jeta juaj e mëparshme ka qenë e dominuar nga Peshqit. Dikur ke jetuar një jetë me shumë përgjegjësi dhe analizoje çdo gjë me detaje. Në jetën tuaj sot, jeni të gjithë me fillime të reja dhe një jetë të lirë. Dikur keni jetuar një jetë ku nuk jeni drejtuar nga emocionet. Tani, ju mendoni se është koha për një jetë më dinamike, ku jeni përgjegjës për emocionet tuaja.

Demi

Jeta juaj e kaluar ka qenë e dominuar nga shenja e dashit. Ju keni pasur disa tendenca ushtarake në jetën e kaluar, pra shumë të kontrolluar. Mund të keni qenë edhe mësues në një shkollë. Tani, jeta juaj ka më shumë rehati personale dhe kënaqësi.

Binjakët

Demi është në shenjën tuaj në të kaluarën. Në një jetë të kaluar nuk keni qenë të interesuar për anën intelektuale. Tani, jeni bërë objektiv dhe dëshironi të mësoni gjëra të reja në jetë.

Gaforrja

Nga një jetë të kaluar ka qenë e dominuar nga Binjakët. Keni qenë të fokusuar në përgjegjësi, në shtëpi dhe familje. Frika nga realiteti jo i mirë ka ardhur nga Binjakët. Dikur keni qenë një shitës, orator, apo shkrimtar. Tani, ju jeni të gatshëm të paguani për të pasur më shumë vëmendje për emocionet dhe për jetën tuaj.

Luani

Në jetën e dikurshme ju keni qenë gaforre, prandaj e keni pasur të vështirë të gjenit dashurinë e vërtet. Keni qenë tip social dhe keni përjetuar karmën. Tani, ju doni të keni dashurinë nga njerëzit tuaj të dashur, duke mos e lënë egon t’ju bëjë egoistë, pasi në jetën e dikurshme e keni paguar këtë sjellje.

Virgjëresha

Në jetën e tanishme ju bëni për të tjerët, sepse ju vini nga dominimi i luanit në jetën e dikurshme, ku donit të ishit në qendër të vëmendjes. Ju i keni injoruar njerëzit që kanë bërë shumë për ju në jetën e dikurshme. Tani ju keni ndryshuar, pasi merrni më shumë përgjegjshmëri për gjërat që ndodhin në jetën tuaj.

Peshorja

Ju keni pasur tendencën e virgjëreshës dhe karmën nga jeta e kaluar. Jeta e kaluar ndikon te frika që keni tani për të shkuar drejt gjërave ekstreme. Tani e shikoni veten tuaj duke i përballuar mirë vështirësitë e jetës.

Akrepi

Në jetën e dikurshme keni balancuar çdo aspekt të jetës për shkak të frikës për të qenë një ekstremist. Ju mund të keni pasur një profesion ligjor dhe të keni qenë të fiksuar me drejtësinë. Tani, ju doni të jetoni për veten tuaj dhe të ndihmoni të tjerët sipas kushteve tuaja.

Shigjetari

Në jetën e kaluar keni qenë të dominuar nga Akrepi. Mendonit thellë dhe keni qenë shumë zemërgjerë. Ju mund të keni qenë të privuar nga të mirat e jetës, në një jetë të kaluar kështu që tani ju doni të shihni, dëgjoni, shijoni, ndjeni çdo gjë. Nuk kufizoheni lehtë ndaj gjërave që doni të bëni.

Bricjapi

Dikur bricjapi ka qenë i dominuar nga shigjetari, ku kishte një liri të pakufizuar. Ju mund të keni përjetuar disa karma nga të tjerët të cilët janë ndjerë të injoruar apo të braktisur. Ndoshta keni pasur çdo gjë dhe kurrë nuk ia dinit vlerën punës dhe vështirësive. Tani është koha që përgjegjshmëria të kthehet te ju.

Ujori

Keni pasur një jetë të kufizuar të dominuar nga Bricjapi. Tani ju keni një jetë unike dhe përvoja krejt të reja. Ju jeni duke lëvizur nga një jetë me rregulla drejt një bote ku fluturoni të lirë.

Peshqit

Keni ardhur në fund të ciklit. Në jetën e dikurshme keni shijuar shumë vetminë dhe keni qenë unik. Tani, jeni gati për të qenë me të tjerët dhe të lidheni me dikë. Peshqit tani janë të hapur për përvoja shpirtërore.