‘Jam vetëm’: Bora flet për deklaratën e Donaldit

49

Ndryshe nga Semi, Bora Zemani nuk është aspak e shqetësuar nga deklarata e Donald Veshaj në lidhje me raportin e tyre.

Pak ditë më parë, Donaldi – pas puthjes së famshme me Borën në “Big Brother VIP” dhe varëses përtej murit – deklaroi se është vetëm, pra jo në një lidhje, deklaratë të cilën e shpjegoi me faktin që ka shumë gjëra pa zgjidhur në raportin e tyre që do t’i sqarojë kur të dalë. Megjithatë fjalia nuk u prit mirë nga Semi, shoqja e ngushtë e Borës.

“Sot më është mbushur Instagrami plot për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa e dua unë Semin dhe e njoh shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vitë. Mendoj që gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë kanë qenë disa. E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, kaq mirë e njohim njëra-tjetrën. E dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe, por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës,” shprehet Bora në Instagram.