Jasmin Nikaj këngëtari nga Malësia sjell këngën më të re me titull “Jam Malsor”

120

Jasmin Nikaj këngëtari nga Malësia e Tuzit’ si gjithmonë vjen me projekte që në thelb kanë origjinën identitetin dhe etno folkun Malsor.

Jasmin Nikaj

Jam Malsor thotë Jasmini në këngën e tij dhe kjo është e vërtetë, sepse ai është Malsor dhe Krenar, dhe kjo vërehet aty në atë klip të shkurtër në minutazh, por që arrin të japi një mesazh dhe të ndërthurë një histori të madhe, e cila është e gdhendur mbi gurët dhe shkrepat e Malesisë së Madhe, që janë një histori e pastër dhe dëshmitarë të identitetit tonë mijëravjeçar.

Jasmin Nikaj është këngëtar i shumë hiteve të bukura që vazhdojnë të jenë të pëlqyera në vazhdimësi. Një nga këngët e tija që është gjithmonë e pranishme në çdo dasëm fejesë apo gëzim familjar të Malësisë, është kënga “Merre Nusen” këngë e kënduar që shumë vite më parë por që vazhdon të jetë shumë e pëlqyer.

Jasmin Nikaj tha për portalin tonë, se ndihet shumë falenderues për gjithë ekipin që punuan fort për të realizuar këtë projekt kaq të bukur, dhe si mund të ndodhte ndryshe kur ky projekt realizohet nga televizioni lider në fushën e muzikës Tv Blue Sky Music, televizion i cili ka promovuar dhe vazhdon të promovojë vlera.

Më tej gjatë bisedës me gazetarin e portalit Adrianet.al Jasmin Nikaj tha se së shpejti do të sjellë projekte të reja, të cilat besohet se do kenë sukses të garantuar.

Duke i uruar suksese këngëtarit të mirënjohur Jasmin Nikaj ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të ndiqni këngën
Jam Malsor.

Teksti: Mark Pashku Lucgjonaj. Muzika & Aranzhimi: Sajmir Beqaj.

Operatorë: Julian Hysaj. Montazhi: Mimoza Brahusha. Sponsorë: Dodë Gjergji Ivanaj. Mark Nikolla Lulgjuraj & Imperial Cosnstruction..