JENI KURIOZ TË DINI SA SHITET NJË KILE BANANE NË KORENË E VERIUT

111

Korea e Veriut po kalon sprovë të vështirë rreth ushqimeve për shkak të mungesës së shkaktuar prej tufaneve dhe pandemisë së COVID-19.

Çmimet e ushqimeve në këtë shtet kanë arritur majat.

Kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang po përballet me rritje madhore të çmimit të mallrave.

Mësohet se kilogrami i bananeve atje kushton 45 dollarë, që do të thotë se një banane kushton rreth 6.40 dollarë.

Vendi mbështetet në import për të siguruar burime të mjaftueshme ushqimore për qytetarët për shkak se ka vështirësi në rritjen dhe prodhimin vendas.

Kjo ka rezultuar në ngritjen në stratosferë të çmimeve për produktet bazë.

Kim Jong Un pranoi në një nga mbledhjet e partisë këtë javë se “çështja e ushqimit po tensionohet pasi sektori i agrikulturës dështoi me planin e prodhimit të grurit për shkak të tajfunit të vitit të shkuar”.

Vendi ka nevojë për 5.75 milionë ton ushqim në vit për të ushqyer popullatën.

Megjithatë, këtë vit pritet që konsumi të bjerë me 1.35 milionë ton.