Jetoi për tre muaj në Aeroport pa e parë asnjë njeri, burri thotë se kishte frikë nga..

121

Një person nga shteti i Kalifornisë në SHBA, ka jetuar në mënyrë të fshehtë 3 muaj në zonën e sigurt të Aeroportit Ndërkombëtar Chicago O’Hare.

Kjo pasi ai nuk donte të hipte në avion për shkak se frikësohej nga COVID-19.

Sipas gazetës Chicago Tribune, 36-vjeçari Aditya Singh, erdhi në Aeroportin Ndërkombëtar Chicago O’Hare më 19 tetor 2020 nga Los Angeles, e qëndroi për 3 muaj në zonën e sigurt.

Singh i cili u vu re pasi punonjësit e kompanisë United Airlines më 16 janar e pyetën për letërnjoftim, u arrestua nga policia.

Ai në gjykatë tregoi se për arsye se frikësohet nga COVID-19 nuk dëshiron të kthehet në Los Angeles, duke shtuar se në aeroport ka jetuar në zonën e sigurt pa u vërejtur me letërnjoftimin e një punonjësi në aeroport.

Nuk është bërë e ditur se pse Singh ka ardhur në Chicago, ndërsa ai jeton në rajonin Orange të Kalifornisë.